LAJMI I FUNDIT:

Hahn, Vajgl, Howitt dhe Kukan sot në mëngjes në takim urgjent në Bruksel

Hahn, Vajgl, Howitt dhe Kukan sot në mëngjes në takim urgjent në Bruksel

Euro komisari për politikë të mirë fqinjësore dhe zgjerim Johannes Hahn, sot në mëngjes ka takim urgjent me ndërmjetësit e Marrëveshjes së Përzhinos, deputetët evropian Richar Howitt, Ivo Vajgl dhe Eduard Kukan pas vendimit të mbrëmshëm të presidentit Ivanov për ndërprerje të proceseve gjyqësore kundër liderëve politik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Informatën për takimin e bëri të ditur Howitt, i cili krahas fotografisë nga takimi shkroi se së shpejti do të dalin edhe me njoftim lidhur me takimin.


Përndryshe Hahn dhe Howitt që mbrëmë e dënuan vendimin e Ivanovit, duke thënë se ai nxit brengosje serioze për sundimin e ligjit të së drejtës./Telegrafi/