LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Në tetor do të kryhet pritja, ju do filloni bisedimet

Hahn: Në tetor do të kryhet pritja, ju do filloni bisedimet

Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë pranë Komisionit Evropian (KE) prej sot ka filluar vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet më zyrtarë shtetëror dhe me kryetar partish politike, njofton Telegrafi Maqedoni. Ai ka folur para mediave në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, ku ka thënë se vendi meriton mundësinë e fillimit të bisedimeve me BE-në në tetor të këtij viti.

“Siç e dini, unë në Shkup kam kaluar netë të gjata dhe ditë të lodhshme që të gjithë të arrijmë së bashku destinacionin e kërkuar. Ne jemi këtu për të mbështetur reformat tuaja e që në tetor të nisni bisedimet për në BE. Më vjen keq për qershorin e kaluar. Sot do të flas me faktorin politik në vend për të punuar së bashku për qëllimet tona të përbashkëta deri në tetor” tha Hahn pas takimit me kryeministrin Zaev.

Hahn tha se sot do të jetë ditë e rëndësishme pasi për sot janë caktuar takime me faktorin politik në Maqedoni.


Johannes Hahn në pyetje të gazetarëve tha se nuk ka hapësirë për frikë rreth bisedimeve me BE-në.  “Në tetor do të kryhet, ju do filloni bisedimet” u përgjgij Hahn. /Telegrafi/

Zaev: Sytë tanë janë të fokusuar në tetorin që vjen
Lexo po ashtu Zaev: Sytë tanë janë të fokusuar në tetorin që vjen

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori