LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Nëse vazhdon dinamika reformuese në Maqedoninë e Veriut do të ketë raport pozitiv

Hahn: Nëse vazhdon dinamika reformuese në Maqedoninë e Veriut do të ketë raport pozitiv

Eurokomisari Johahnes Hahn në intervistë për AIM nga Brukseli i sqaroi dilemat rreth deklaratës së tij për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut me BE-në në qershor. Ai tha se ka marrë garanci nga kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski se partia do të ketë rol konstruktiv në zgjedhjet presidenciale.

Hahn foli edhe për raportet e BE-së për vendet si dhe për vendimin për nisjen e bisedimeve me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Komisioni Evropian planifikon të prezantojë raportet e vendeve në fund të muajit maj. Jam i bindur se do të mund të japin raport pozitiv dhe rekomandim të qartë për bisedime me Shkupit. Pas kësaj, vendimi vjen nga vendet anëtare. Kur partnerët tanë i plotësojnë kriteret e vendosura, BE gjithashtu duhet t’i plotësojë dhe të kalojë në fazën tjetër të procesit hyrës me Maqedoninë e Veriut. Të jepen meritat aty ku meritohet! Në pikëpyetje është kredibiliteti i BE-së”, theksoi Hahn.

Hahn nuk komentoi akuzat e opozitës për korrupsion dhe partizim të administratës duke thënë se raportet e tyre janë vlerësim objektiv dhe bazohen në fakte. “Maqedonia e Veriut realizoi përparim në shumë fusha. Marrëveshja e Prespës është historike. Nëse vazhdon dinamika reformuese, ajo që pres, raporti për vendin të jetë i qartë”, tha Hahn./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori