LAJMI I FUNDIT:

Haavisto: Si kryesuese me BE-në, Finlanda pret nisjen e negociatave

Haavisto: Si kryesuese me BE-në, Finlanda pret nisjen e negociatave

“Jemi dëshmitarë se sa hapa të rëndësishëm ka bërë qeveria juaj, për realizimin e qëllimit të anëtarësimit në BE. I ndjekim gjitha zhvillimet, sidomos në fushën e sundimit të së drejtës. Zgjerimi është hap i rëndësishëm për BE-në dhe shpresoj se këtë vjeshtë do të merret vendimi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE”.

Këtë mesazh e dha ministri i Punëve të Jashtme i Finlandës Pekka Haavisto, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai tha se hapja e negociatave me BE-në është edhe qëndrim i Finlandës, si kryesuese me BE-në, por shtoi se në procesin e sjelljes së vendimeve respektohen qëndrimet e gjitha shteteve tjera anëtare në BE.

“E dimë se Bundestagu në Gjermani ka marrë vendim pozitiv dhe duhet të presim që edhe shtetet tjera të përfundojnë këtë procedurë”, tha Pekka Haavisto.

Ai nuk tregoi nëse është optimist ose pesimist për fillimin e negociatave, por potencoi se debati për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është intensifikuar në Bruksel dhe se ka shumë komente pozitive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori