LAJMI I FUNDIT:

Haaland: Solskjaer më tha se nuk e kisha idenë se si gjuhet topi me kokë, dhe kjo ishte një gjë e mirë

Haaland: Solskjaer më tha se nuk e kisha idenë se si gjuhet topi me kokë, dhe kjo ishte një gjë e mirë

Erling Haaland zbuloi atë që Ole Gunnar Solskjaer i kishte thënë për herë të parë kur ishin takuar të dy në klubin norvegjez Molde.

Norvegjezi Haaland është sot yll i Manchester Cityt, ndërsa më herët në karrierë ka luajtur për Borussia Dortmund, Red Bull Salzburg dhe Molde, ku ka qenë nga viti 2017 deri në vitin 2019.

Ai e filloi karrierën e tij në Bryne, Norvegji. Solskjaer ishte në dy periudha në stolin e Molde – nga 2011 në 2013 dhe nga 2015 në 2018.


“Gjëja e parë që ai më tha ishte: “Nuk e keni idenë se si të gjuani topin me kokë. Ne duhet të punojmë për këtë gjë”.

“Ne punuam për këtë gjë për dy vjet, domethënë gjatë gjithë kohës që isha në Molde. Dhe kjo ishte një gjë e mirë sepse nuk dija ta godisja topin me kokë dhe tani shënoj gola falë atyre në Molde”, ka thënë Haaland, i cili në karrierën e tij shënoi 14 gola me kokë.

Për kujtesë, Haaland erdhi në Man City këtë verë për 60 milionë euro, sipas Transfermarkt.

Këtë sezon, ai shënoi 27 gola në 24 ndeshje për skuadrën e Pep Guardiolas. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 170 milionë euro dhe ai ka kontratë me Man Cityn deri në vitin 2027. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
Kalo në kategori