LAJMI I FUNDIT:

Ha gjithçka dhe duket e mrekullueshme: Këngëtarja humbi 30 kilogramë në një vit

Ha gjithçka dhe duket e mrekullueshme: Këngëtarja humbi 30 kilogramë në një vit

Dikur ishte shumë ekstreme kur ishte fjala për mbajtjen e linjës, por vitin e kaluar ka gjetur një mënyrë kreative për t’u kënaqur edhe me ushqim edhe me ujë

Këngëtarja Ciara është 37 vjeçe dhe nënë e tre fëmijëve dhe gjithmonë ka qenë e njohur për figurën e saj të skalitur. Mirëpo, këngëtarja në korrik të vitit 2020 lindi fëmijën e saj të tretë, dhe gjatë asaj shtatzënie shtoi goxha peshë.


Disa muaj pa lindjes së fëmijës së tretë, këngëtarja vendosi të heqë qafe kilogramët e tepërt, të cilët, siç tha edhe vetë, po i krijonin një problem të madh.

Ajo ka pranuar që dikur ishte shumë ekstreme kur bëhej fjalë për ruajtjen e linjës, por se vitin e kaluar gjeti një mënyrë krijuese për të shijuar ushqimin që do, transmeton Telegrafi.

Ciara u paraqit në një program të popullarizuar i cili i ka ndihmuar të qëndrojë në rrugën e duhur dhe, siç thotë ajo, ishte shumë këmbëngulëse.

Kur është fala për vaktet e saj, këngëtarja ha disa vakte të vogla gjatë ditës.

– Siç e dini shumë prej jush, unë ka kohë që jam në program dhe gjëja ime e preferuar është se kam gjithçka në meny – ka shkruar ajo në rrjetin social “Instagram”.

Më pas ajo postoi se po hante waffles me sheqer pluhur, taco të mbushura me avokado dhe makarona me gaforre, brokoli dhe parmigiano.

– Mendoj se zbulimi se mund të shijoni ushqim të mirë ndërsa jeni në dietë është vërtet tërheqës. Njerëzit mendojnë se ai duhet të jetë ekstrem, por në fund të fundit del se ai ha shumë më tepër se barishte, karotat dhe selino – tha Ciara.

Këngëtarja ka një trajner personal me të cilin stërvitet të paktën tre herë në javë, kurse trajnimi përbëhet nga kardio dhe ushtrime të ndryshme, shkruan “Healthandbeauty”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Ciara (@ciara)