LAJMI I FUNDIT:

Gymysh flet për operacionet plastike: Për fat të keq, nuk mund të qesh dot tani

Gymysh flet për operacionet plastike: Për fat të keq, nuk mund të qesh dot tani

Songül Öden, aktorja e njohur për rolin e famshëm të Gymyshit, në serialin me të njëjtin titull, ishte e ftuar në një program televiziv, nga ku ndau disa sekrete nga jeta e saj

Ndër të tjera, Songül tha se nuk e ka parë veten ndonjëherë të trajtuar ndryshe për faktin se është grua: “Por, kam luftuar për këtë, pa bërë kompromise as me para, as me të tjera gjëra.”


Sa për projektet me të cilat ka bashkëpunuar“Shtëpiaket e dëshpëruara” mbetet i preferuari i saj, madje, për shkak të tij, ka refuzuar edhe një rol kryesor në një projekt tjetër.

“Kur autoritetet shtetërore thanë që nuk do të dilnim jashtë, ishte e çuditshme dhe e vështirë. Ndiheshim si në një burg gjysmë të mbyllur. Por, pas një kohe, u mësuam edhe me këtë. E kam shfrytëzuar mirë jetën e shtëpisë; kam gatuar, kam përfunduar disa punë të lëna pezull. Nuk dola për 50 ditë. Kur dola jashtë, kuptova se nuk po krijoja kontakt me sy me askënd”, – rrëfen Songül për periudhën e vështirë të karantinës.

Nëse nuk e keni ditur deri tani, Songül ka krijuar që në moshë fare të vogël.

“Kam shkruar këngë që në moshën 9-vjeçare. Një ditë, shkova në shtëpinë në shtëpinë e Türkan. Më pyeti: “Shkruan këngë?” i thashë: “Nuk shkruaj këngë me rimë, shkruaj lirshëm. E dini që kam kompozuar që kur isha 15 vjeç?

Nuk e di pse këngët që kam shkruar kanë të bëjnë me vdekjen dhe dashurinë. Ndoshta është sepse jam bijë e dy prindërve të divorcuar. Ndoshta, jam bërë më e ndjeshme ndaj nënës sime dhe dhimbjes së saj të madhe.

Kam bërë operacion në hundë. Mendoja se nuk mund të merrja frymë për shkak të kockës në hundë. E bëra veten të besoja këtë fakt, por e vërteta është se nuk mund të marr frymë tani.

Kam kursyer shumë para për operacionin në hundë, por nuk ishte i suksesshëm. Mjeku më mori të gjithë kërcin në hundë. Kështu që më duhej të bëja edhe dy operacione të tjera më vonë. Më morën kërcin nga veshi dhe e përdorën. U dëmtua gjithashtu, ata duhej të gjenin një kërc tjetër. Tani për tani, nuk mund të marr frymë por vazhdoj jetën time.

Meqenëse qesh shumë, kam pasur shumë rrudha rreth syve. Kam bërë botox, por buzëqeshja është shkatërruar. Kjo është arsyeja pse nuk dua të qesh. Ndërsa isha duke xhiruar një reklamë me arabët, drejtori donte të buzëqeshja. Unë i thashë se ” nuk mendoj se është e përshtatshme të buzëqesh këtu”.

View this post on Instagram

A post shared by Songül Öden (@sngloden) on Jun 25, 2020 at 2:17am PDT

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni

Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Kalo në kategori