LAJMI I FUNDIT:

Gyasi rrëfen fjalët që ia tha Ronaldo pas ndeshjes Spezia-Juve

Gyasi rrëfen fjalët që ia tha Ronaldo pas ndeshjes Spezia-Juve
(Foto: Instagram/gyasi.emanuel)

Sulmuesi i Spezias, Emmanuel Gyasi, ka treguar se çfarë i tha Cristiano Ronaldo pas ndeshjes ndaj Juventusit.

Superylli portugez u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi dy gola në fitoren prej 4-1 të Zonjës së Vjetër.

Duke folur për AshesGyamera.com, 26-vjeçari ka folur për bashkëbisedimin që pati me yllin e madh të futbollit.


(Foto: Instagram/gyasi.emanuel)

“Pata një bisedë të shkurtër me Cristiano Ronaldon para se të largohesha nga fusha. I thash Ronaldos se është frymëzim për mua dhe thuajse për të gjithë futbollistët, sidomos për të rinjtë”.

“Ishte i gëzuar që i dëgjoi ato fjalë nga unë dhe qeshi. Pastaj më tha: ‘Faleminderit shumë vëllai im’ dhe më këshilloi të punoja shumë dhe të vazhdoja përpjekjet për ëndrrat e mia, sepse gjithçka në jetë është e arritshme”, ka treguar ai.

Gyasi ka debutuar në Serie A këtë sezon me Spezian dhe shpreson që të ftohet edhe nga kombëtarja e Ganës. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/gyasi.emanuel)

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori