“gxx-” bëhet lojtari më i ri i Am Gaming

Pas një periudhe të gjatë pa ekip, Genc “gxx-” Kolgeci i është bashkuar zyrtarisht AM Gaming.
“gxx-” ka qenë pa skuadër që kur Bad News Eagles u shpërbenë për herën e dytë, ndërsa ka ndihmuar disa ekipe gjatë këtyre muajve, por vetëm si një “zëvendësues i përkohshëm”.
Megjithatë, “AM Gaming” ku ndodhet edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut Ahmet “2highcs” Baftijari ka njoftuar marrëveshjen e arritur me “gxx-”, i cili do të zëvendësojë gjermanin Florian “syrson” Rische.
“E kompletuam ekipin tonë. Ju lutëm mirëpritni Genx “gxx” Kolgeci te Am Gaming. Ai hyri si zëvendësues, e dëshmoi vetën, u përshtat në mënyrë të mirë dhe tani është zyrtare”, njoftoi ndër të tjera skuadra e re.
We’ve completed our roster!
Please welcome Genc @gxxcs2 Kolgeci 🇽🇰 to AM Gaming.
He stepped in as a stand-in, proved himself, and fit right in, now it’s official. 💪
Next stop: Draculan 2🏆✈️#CS2 #esports #AMGaming pic.twitter.com/7NeannObHi
— AM Gaming (@AMGamingCS2) September 18, 2025
“gxx-” do të debutojë me AM Gaming në turneun “Draculan 2”, e më e bukura është se ndodhen në të njëjtin grup me “m1x”, ku janë tre shqiptarët e tjerë, pra ish bashkëlojtarët e BNE-së, si Flatron “juanflatroo” Halimi, Dionis “sinnopsyy” Budeci dhe Qazim “sener1” Mahmuti./Telegrafi/


















































