Gwyneth Paltrow në 'Oscars': Nuk munda të shkoja në banjo gjithë natën për shkak të fustanit tim

Gwyneth Paltrow ka tërhequr vëmendje të madhe në ceremoninë e këtij viti të Academy Awards, jo vetëm për paraqitjen e saj elegante, por edhe për një situatë të pazakontë që lidhej me fustanin që kishte veshur.
Aktorja zbuloi se, për shkak të dizajnit të veçantë dhe shumë të ngushtë të fustanit, ajo nuk ka mundur të shkojë fare në tualet gjatë gjithë mbrëmjes, pasi ishte “qepur” praktikisht brenda tij për t’iu përshtatur në mënyrë perfekte trupit.
Në këtë paraqitje, e cila shënonte rikthimin e saj në Oscar pas më shumë se një dekade, Gwyneth Paltrow u shfaq me një fustan të bardhë nga shtëpia e njohur e modës Giorgio Armani Privé.
Fustani kishte prerje të guximshme anësore, të mbuluara me material transparent dhe me shkëlqim, ndërsa forma e tij që ndiqte linjat e trupit kërkonte një përpunim shumë të detajuar. Vetë aktorja shpjegoi se ishte qepur në fustan për të arritur përshtatjen ideale.
Në një video të publikuar në kanalin YouTube të brendit të saj Goop, ajo ndau momente nga përgatitjet për tapetin e kuq, përfshirë edhe një video-telefonatë me vajzën e saj, Apple.
- YouTube youtu.be
“Është mjaft i thjeshtë, por shumë i bukur”, u shpreh ajo për fustanin, duke shtuar se për shkak të këtij dizajni nuk kishte mundur të shkonte në tualet gjatë gjithë eventit.
Pavarësisht kësaj situate jo fort komode, aktorja e përmbushi pa probleme rolin e saj si prezantuese dhe u shfaq mjaft elegante. Ajo e kompletoi dukjen me bizhuteri diamanti, këpucë të bardha me taka të larta dhe një stil flokësh të thjeshtë.
Megjithatë, kamerat kapën edhe një moment të sikletshëm, ku për shkak të prerjeve të thella të fustanit, ajo pothuajse zbuloi më shumë sesa kishte planifikuar. /Telegrafi/





























































