LAJMI I FUNDIT:

Gwyneth Paltrow ka treguar që fustani i vjetër 56 vjet gjithsesi mund të jetë në trend

Gwyneth Paltrow ka treguar që fustani i vjetër 56 vjet gjithsesi mund të jetë në trend

Derisa damat e famshme vrapojnë cila më parë do të bartë fustanin e koleksioneve më të reja të disenjatorëve prestigjiozë, aktorja Gwyneth Paltrow nuk është njëra ndër to

Në ndarjen e shpërblimeve “Emmy Awards” 46-vjeçarja Gwyneth Paltrow është paraqitur e veshur me fustan i cili ka nxitur të gjitha lëvdatat e kritikëve të modës, transmeton Telegrafi.


Fjala është për kreacionin nga koleksioni i disenjatorit Valentino Garavani, i cili është i vjetër madje 56 vjet.

Në të vërtetë, fustani është nga koleksioni pranverë/verë 1962, ndërkaq Gwyneth e ka kombinuar shkëlqyeshëm me detajet e tjera moderne.

Gwyneth në një rast ka theksuar që e do modën e cila ka karakter dhe bukuri, ndërkaq pikërisht këto i ka ky model cilësor. /Telegrafi/