LAJMI I FUNDIT:

Gwen Stefani mbath këpucë me fytyrën e Blake Shelton mbi to

Gwen Stefani mbath këpucë me fytyrën e Blake Shelton mbi to

Martesa e Gwen Stefani dhe Blake Shelton duket se po ecën me këmbën e djathtë: Këngëtarja u pa me këpucë sportive të stampuara me fytyrën e burrit të saj të ri.

Stefani, 51 vjeç, doli për një shëtitje në Los Angeles të shtunën, e veshur me atlete nga marka Vans me katrorë bardh e zi.


Ajo e kompletoi pamjen me gjerdan ari dhe një xhaketë xhins, duke mbështjellë një këmishë me mëngë të gjata në bel.

Shumë kohë para se ajo të bënte këtë për Shelton, Stefani ka vendosur zemrën e saj në veshjet e saj.

Përveç vendosjen së një gjerdani “Shelton” në prill, ajo eci në tapetin e kuq të Grammy 2020 me një fustan të mbuluar me guaska të bardha,  duke shpjeguar se pamja ishte frymëzuar nga rrokja e parë në mbiemrin e Blake.

Dy fustanet e nusërisë së Gwen Stefani përfshinin mesazhe të ëmbla për fëmijët e saj
Lexo po ashtu Dy fustanet e nusërisë së Gwen Stefani përfshinin mesazhe të ëmbla për fëmijët e saj

Ajo gjithashtu gjatë martesës me 3 korrik, veshi një fustan nusërie Vera Wang të qëndisur me emrat e saj të parë dhe Shelton, si dhe emrat e tre fëmijëve të saj. /Telegrafi/