LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori i shtetit amerikan nënshkruan ligjet që kufizojnë përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit

Guvernatori i shtetit amerikan nënshkruan ligjet që kufizojnë përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, të enjten i nënshkroi 2 ligje të cilat kanë synim kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit, duke u bërë kështu shteti i parë në SHBA që kërkon leje prindërore për të gjithë personat nën moshën 18 vjeç për përdorimin e platformave sikur Instagram, TikTok dhe Facebook.

Dy projektligjet, të miratuara në fillim të këtij muaji nga legjislatura e Utah, e cila është e kontrolluar nga republikanët, synojnë gjithashtu ta bëjnë më të lehtë padinë ndaj kompanive të rrjeteve sociale për dëmshpërblim.

Ndikimi i mediave sociale tek fëmijët ka qenë objekt i një debati kombëtar në rritje në Shtetet e Bashkuara, ku ofruesit e shërbimeve mbrohen kryesisht nga përgjegjësia për përmbajtjen e tyre sipas seksionit 230 të Aktit të Desencës së Komunikimit, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.


“Ne nuk jemi më të gatshëm të lejojmë që kompanitë e rrjeteve sociale të vazhdojnë të dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve tanë,” tha Cox, një republikan, në një mesazh në Twitter.

Këto projektligje, të cilat kundërshtohen nga industria e teknologjisë, kërkojnë që të gjithë përdoruesit të dorëzojnë verifikimin e moshës përpara se të hapin një llogari në media sociale.

Të miturit nën moshën 18 vjeç që kërkojnë një përjashtim do të kenë nevojë për të marrë leje nga njëri prind. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Po përgatitet

Po përgatitet "superkompjuteri më i madh në botë", konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Kalo në kategori