LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Mehmeti takoi Konjufcën, e njofton për sfidat e BQK-së

Guvernatori Mehmeti takoi Konjufcën, e njofton për sfidat e BQK-së

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti u prit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me ç’rast Guvernatori Mehmeti e uroi për përzgjedhjen në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Guvernatori Mehmeti e njoftoi Kryetarin Konjufca lidhur me zhvillimet në sektorin financiar për progresin e arritur në këtë sektor, si dhe rëndësinë e tij në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.


Njëherësh,Mehmeti përmendi edhe sfidat e prioritetet e BQK-së, ku Kuvendi i Kosovës është mbështetësi më i rëndësishëm në realizimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Kryetari Konjufca falënderoi Guvernatorin për informacionin e dhënë dhe ofroi përkrahjen e Kuvendit për realizimin e objektivave me interes të përbashkët institucional. /Telegrafi/