Norma e interesit për kredi do të ulet gjatë vitit të ardhshëm dhe se 70 për qind e kredive u dedikohet bizneseve dhe kjo. Kështu ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Sipas Mehmetit, kjo tregon rolin e sektorit bankar në mbështetje të ekonomisë së vendit dhe se përmes kësaj uljeje do të lehtësohet qasja në financa në sektorin bankar dhe në anën tjetër do të rritet edhe shkalla e ndërmjetësimit financiar.
“Sa u përket normave të interesit në kredi kemi zhvillime pozitive në këtë kontekst, për faktin se me të dhënat e fundit që kemi në dispozicion norma efektive e interesit në kredi për biznese dhe ekonomi familjare shënon 6.34 për qind. Nëse e shohim normën efektive të interesit të kredive vetëm për biznese shënon 5.85 për qind, derisa nëse shohim normën efektive të interesit për kredi hipotekare shënon prej 4 për qind deri në 5 për qind. Kjo ka bërë që të rritet dhe të lehtësohet qasja në financa në sektorin bankar dhe në anën tjetër të rritet edhe shkalla e ndërmjetësimit financiar. Duhet ta potencoj faktin se diku rreth 70 për qind e kredive u dedikohet bizneseve dhe kjo e tregon rolin e sektorit bankar në mbështetje të ekonomisë së vendit”, ka thënë Guvernatori Mehmeti, në një intervistë për Ekonomia Online.
Kurse sa u përket depozitave, ato arrijnë në mbi 3 miliardë euro, ku 70 për qind e tyre i përkasin ekonomike familjare.
“Depozitat arrin 3.13 miliardë euro me një rritje vjetore prej 5.8 për qind, 70 për qind të depozitave i përkasin ekonomive familjare, ndërkaq pjesa tjetër i përket bizneseve. Duke i pasë parasysh dy tregues, uljen e normave të interesit në vazhdimësi prej vitit në vit dhe konkurrencën në rritje në sektorin bankar, janë faktorët kryesorë që na bëjnë neve me besuar që do të ulet edhe më tutje norma e interesit. Nëse kthehemi 5 vite më herët normën e interesit në kredi e kemi pasë dyshifrore”, shton Mehmeti.
Sa u përket institucioneve mikrofinanciare të cilat funksionojnë si organizata joqeveritare, ai tha se janë të rëndësishme për ekonominë e vendit, derisa theksoi se po shikojnë mundësitë për zgjidhje të pranueshme.
“Tash ligji për institucione mikrofinanciare, financiare dhe bankare është në Kuvend të Kosovës, është në leximin e dytë, pikë kontestuese është pikërisht kjo dhe çka tutje me këto institucione mikrofinanciare që kanë statutin e OJQ-së. Ky sektor po shihet si plotësues i kreditimit. Nëse e shohim në baza ditore në këtë sektor kemi diku 34 për qind rritje të kredive, në anën tjetër norma e kredive performuese në këtë sektor është 2.6 për qind dhe ne jemi të interesuar me i ruajtë si sektor, mirëpo jemi të interesuar edhe me bë një zgjidhje për këto institucione mikrofinanciare që e kanë statutin e OJQ, një zgjidhje që është e pranueshme edhe për shtetin e Kosovës, por edhe për këto institucione”, tha ai.
Mehmeti tha se Kosova qëndron në trend pozitiv sa i përket sektorit financiar derisa theksoi se janë duke draftuar planin e ri 5-vjeçar për Bankën Qendrore.
“Sa i përket zhvillimeve në sektorin financiar, sektori financiar prej vitit në vit po shënon rritje, nëse e shohim në baza vjetore, sektori financiar ka shënuar rritje si të gjithë treguesit, ka një rritje të aseteve rreth 6 për qind. Nëse e shohim sektorin bankar që komponent kryesor karakterizohet me rritje të gjithë treguesve, si të kredive ku kemi rritje në baza vjetore 12 për qind të depozitave 5.8 për qind dhe të aseteve 6 për qind pra një krahasueshmëri në baza vjetore. Kjo tregon se bankat janë mirë të kapitalizuara në anën tjetër bankat janë likuide. Raporti i likuiditetit shënon 33 për qind që është mbi minimumin e kërkuar rregullativ që kërkohet të jetë 25 për qind. Ne kemi arritur ta përmbushim planin strategjik që e kemi pasë 5-vjeçar dhe faktikisht jemi duke e draftuar planin e ri 5-vjeçar. Ky plan mbështetet në 7 shtylla kryesore që shtylla e parë është përmirësimi i cilësisë së rregullimit të mbikëqyrjes së institucioneve financiare, qëllimi i dytë është rritja e efikasitetit dhe stabilitetit të sistemit të pagesave”, tha Mehmeti.
“Përmirësimi i cilësisë së statistikave dhe analizave ekonomike, rritja e mbrojtjes dhe shfrytëzuesve të shërbimit financiare dhe të pagesave, ofrimi efikas dhe efektiv për shërbime për institucione financiare publike, forcimi i qëndrueshmërisë financiare të Bankës Qendrore, modernizimi i proceseve dhe operacioni i punës së BQK-së”, shtoi Mehmeti.
Në mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës me 60 vota pro ka zgjedhur Fehmi Mehmetin Guvernator të ri të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Fehmi Mehmeti në shtator të vitit 2017 ishte emëruar nga Bordi i BQK-së për ushtrues detyre të Guvernatorit, ndërsa në vitin 2013 Mehmeti ishte emëruar në pozitën e zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare në BQK. /EO /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVlera e Bitcoin arrin në 80,000 dollarë për herë të parë - ja pse Trump "po i ndihmon kriptovalutat"!
Dacia Duster i ri, për ne, për njerëz të vërtetë
GLADIATOR II vjen në CINESTAR me 13 nëntor në natën CINEPREMIERE
Është koha të investoni në të ardhmen tuaj me Kompleksin Linda!
Bitcoin arrin për herë të parë vlerën e 80 mijë dollarëve
Shkarkoni aplikacionin mobil të IP Petrol dhe përfitoni ofertat ekskluzive!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Sjellja e Mbappes kur Vinicius shënoi gol tregon më së miri se çfarë po ndodh mes dyshes te Reali
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjetet sociale pas lëndimit të Militaos
Guti i kërkon Realit transferimin e lojtarit legjendar: "Ai është pa ekip, anësor dhe qendror, me kosto zero"
A mund Donald Trump të bëhet sërish president në vitin 2028?