LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Mehmeti: Kreditimi bankar po ndihmon në rritjen ekonomike të Kosovës

Guvernatori Mehmeti: Kreditimi bankar po ndihmon në rritjen ekonomike të Kosovës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se kreditimi bankar po vazhdon të kontribuoj në rritjen ekonomike të vendit.

Këto komente i ka bërë në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes financiare që mbështet 600 biznese për energji efiçiente.


“Kreditimi bankar vazhdon të jetë një burim shumë i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm i financimit të sektorit privat në Kosovë. Vlera e kredive bankare deri në shtator 2021 ka arritur në 3.57 miliardë euro, duke shënuar një rritje të konsiderueshme vjetore prej 12.2 për qind”, ka thënë Mehmeti.

“Me gjithë trendin e kënaqshëm të rritjes së kreditimit bankar, konsiderohet se shkalla e ndërmjetësimit financiar në Kosovë vazhdon të jetë nën mesataren e vendeve të rajonit, gjë që tregon se, në raport me madhësinë e ekonomisë, ekziston hapësirë e mëtejmë për zgjerim të aktivitetit kredidhënës”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/