Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës i udhëhequr nga guvernatori i Fehmi Mehmeti, po merr pjesë në konferencën “Demografia, punësimi dhe rritja: në drejtim të së ardhmes së Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore e Kroacisë.
Gjatë kësaj konference, delegacioni i BQK-së, ka zhvilluar takim me zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, të cilin e informoi mbi zhvillimet e përgjithshme në sistemin financiar, si dhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që FMN-ja i ka ofruar BQK-së ndër vite.
Gjithashtu, Mehmeti ka falënderuar zëvendësdrejtorin Zhang për aprovimin e misionit të Shqyrtimit të Stabilitetit të Sistemit Financiar (Financial System Stability Review), i cili shqyrtim ka qenë jashtëzakonisht i dobishëm për BQK-në për diagnostifikimin e gjendjes së sistemit financiar të Kosovës.
Mehmeti ka prezantuar pikëpamjet e Kosovës lidhur me faktorët demografik dhe ndikimi i tyre në tregun e punës, si në Kosovë ashtu edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Me këtë rast Guvernatori Mehmeti tërhoqi vëmendjen te nevoja e orientimit të fokusit jo vetëm në aspektet pozitive por në nevojën për hulumtime më të detajuara për të kuptuar drejtë edhe efektet negative të emigracionit për vendet tona.
Ai gjithashtu theksoi nevojën e adresimit të kësaj çështje me një qasje shumë-dimensionale për Ballkanin Perëndimor, në veçanti përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, fuqizimin e institucioneve dhe politikave ekonomike për të krijuar një ambient që inkurajon jo vetëm qëndrimin por edhe kthimin e diasporës në vendet tona, përfshirë kapitalin për investimin në vendet e origjinës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre