Gurgurnica mund të bëhet vend turistik, fshatarët të zhgënjyer, me vetiniciativë nisin ndërtimin e rrugës
37 kilometra në juglindje të Tetovës gjendet fshati Gurgurnicë. Nëse ngjiteni në majë të Malit të Thatë, nga atje mund të shihet fusha e Pollogut, e nga lartë shihet edhe liqeni i Kozjakut apo i njohur si liqeni i Matkës. Ky liqe gjendet vetëm gjashtë kilometra poshtë këtij fshati. Banorët e fshatit Gurgunicë janë duke bërë përpjekje që fshatin e tyre ta shndërrojnë në një vend turistik. Për këtë arsye ata me vetiniciativë duan ta riparojnë rrugën me qëllim për tërheqjen e turistëve.
Sipas banorëve në këtë vend do të mund të ndërtohen hotele dhe restorante, pasi pozita gjeografike e këtij vendi mund të zhvillojë disa lloje të sporteve si gjuetinë, peshkimin, ngjitjen malore dhe shumë të tjera.
“Ne e hapim se ka nevojë edhe qyteti i Tetovës por edhe Shkupit, se është vend turistik dhe nuk ka nevojë për shumë financim. Mund të vijnë pa para të shfrytëzuar liqenin. Rruga është shtatë kilometra por kemi nevojë që të na ndihmojnë. Nuk mund të presim nga komuna të vijë çdo katër vite dhe nuk bëhet. Vetëm thonë do bëhet dhe nuk ka asnjë nga këta. Ne si shoqatë e fshatit nga Gjermania, dikush nga 10 euro dikush nga 100 euro do te mbledhim para”, tha Samet Kasami, iniciator.
Në buzë të liqenit artificial takuam edhe turistë, ata thonë se po të ishte rruga e mirë ky vend do të ishte një vend turistik i njohur.
“Unë jam nga Bërvenica ne kemi ardhur këtu për të shëtitur po më shumë vështirësi se rrugë nuk ka. Si çdo vend turistik edhe këtu duhet të investohet pak. Komuna duhet të ndihmojë ta marrë përsipër këtë ta marrë përsipër dhe ta rregulloje rrugën. Unë mendoj se nuk duhet shumë investime askush nuk kërkon autostradë të jetë vetëm të kalohet, unë e përshëndes këtë iniciativë të fshatarëve dhe komuna duhet ta përkrahë këtë”, tha turisti nga Bërvenica
Pyetëm edhe kryetarin e komunës së Bërvenicës, Enver Pajazitin nëse ka ndonjë projekt konkret. Ai thotë se ka dëgjuar për iniciativën, ndërsa sipas tij ky fshat ka prioritete tjera si ujësjellësi dhe zgjerimi i rrugës, por asnjëra nga këto sipas tij nuk janë bërë akoma.
“Për zhvillimin e turizmit malor është i vetmi vend Liqeni i Matkës, apo Kozjakit por ne gjithmonë jemi udhëhequr nga prioritetet sepse ka pasur prioritete tjera dhe ajo ka qenë shkolla të cilën e përfunduam dhe pas kësaj unë kam pas takim me qytetarët dhe unë u kamë kërkuar që të caktojmë si prioritet rrugën apo ujin e pijshëm dhe u dakorduam që të bëhet uji pijshëm, sepse këtë se kanë të rregulluar dhe unë mora iniciativë me bashkëfshatarë, por pas gjithë kësaj edhe kjo dështoi sepse ata kanë mosmarrëveshje mes vetes”, tha Enver Pajaziti, kryetar i Bërvenicës.
Premtimet për hapjen e kësaj rrugë nuk kanë munguar pothuajse në asnjë kampanjë zgejdhore të BDI-së.
E lamë këtë vend me një shpresë se një ditë do të jetë një pikë turistike, ashtu siç e duan banorët. Ata druajnë se një ditë ky fshat do ngelet pa asnjë banor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles