LAJMI I FUNDIT:

Gurë, kontejnerë e vetura të djegura, demonstruesit tentuan të futen me forcë në Kuvendin e Serbisë – policia përdor dhunë për t’i shpërndarë

Gurë, kontejnerë e vetura të djegura, demonstruesit tentuan të futen me forcë në Kuvendin e Serbisë – policia përdor dhunë për t’i shpërndarë

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, gjatë natës së 7 korrikut ka shpërthyer protesta e dhunshme, si rezultat i masave të reja mbrojtëse kundër coronavirusit që janë marrë nga qeveria e këtij vendi.

Protestuesit ua kanë vënë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave që i kanë shpërndarë nëpër rrugë, duke shkatërruar shenja të komunikacionit, hedhur gurë dhe ndezur vetura të policisë, transmeton Telegrafi.

E pas disa orëve “orvatje”, policia ka arritur të shpërndajë protestuesit që tentuan të futen në Kuvendin e Serbisë, duke përdorur gaz lotsjellës.


Por edhe pse arritën të shpërndajnë turmën para Kuvendit, njësitë speciale të policisë së Serbisë kanë qëndruar para dyerve të këtij objekti deri në mëngjes nga frika se protestuesit mund të rikthehen.

Drejtori i policisë Vladimirm Rebiq, ka deklaruar gjatë protestës së mbrëmshme në Beograd janë lënduar të paktën 43 policë si dhe 17 demonstrues, duke mos anashkaluar të dhënat për numrin e të arrestuarve, duke theksuar se dhjetëra prej tyre janë prangosur.

Ai i ka cilësuar si iniciatorë të futjes në objektin e Kuvendit të Serbisë, Damjan Knezheviq dhe Srxhan Nogan, duke pranuar se vetëm Knezheviqit është arrestuar. Sa i përket Nogas, policia po pret të konsultohet me gjykatësit nëse ka pasur elemente të ndonjë vepre penale.

Video të ndryshme amatore të filmuara nga kjo protestë ngjajnë shumë me skenat kaotike të filmave të Hollywood-it, ku nuk është kursyer asgjë, pas vendimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq i cili vuri masa të reja pas rritjes enorme të rasteve të reja me COVID-19.

Madje në disa video shihen rrugët me gjak, ku pas përleshjes mes policisë dhe demonstruesve rrugët janë shndërruar në arenë “konfrontimi”. Në protestë kanë marrë mijëra qytetarë nga Serbia që “pushtuan” të gjitha rrugët që qonin drejt Kuvendit të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kalo në kategori