Me gurë e shok bomba persona të maskuar sulmuan dje Policinë e Kosovës në veri, këto janë detajet

Në veri të Kosovës mbrëmë ka pasur sulme me shok bomba ndaj stacioneve të Policisë së Kosovës si dhe ndaj zyrtarëve policorë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se sulmet e njëpasnjëshme kanë ndodhur në Komunë të Zveçanit dhe në Mitrovicë të veriut.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se tre persona të maskuar kanë gjuajtur me gurë veturës zyrtare dhe më pas janë larguar.
“Raportohet se tre persona të maskuar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të veturës zyrtare të policisë dhe më pas janë larguar. Përveç dëmeve materiale në veturë zyrtare, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Po ashtu në rastin tjetër në Mitrovicë të veriut bëhet e ditur se persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë dhe shok bombë automjetin zyrtarë të Policisë së Kosovës, e më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.
“Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë Veri, 15.06.2023-23:30. Raportohet se person atë panjohur kanë gjuajtur me gur dhe shok bombë automjetin zyrtar te Policisë së Kosovës dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Për veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, thuhet në raport.
Po ashtu sipas raportit të Policisë së Kosovës të dy rastet janë duke u hetuar.
Gjithashtu në raport bëhet e ditur se mbrëmë në mesnatë janë hedhur dy shok bomba brenda rrethojës së stacionit policor në Mitrovicë të veriut.
“Mitrovicë Veri- 16.06.2023 rreth ora 01:04 – Raportohet se janë hedhur dy shok bomba brenda rrethojës së stacionit policor Mitrovicë Veri. Nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime të personave. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
Po ashtu një tjetër sulm ka ndodhur sërish në Zveçan, ku te stacioni policor janë hedhur dy shok bomba.
“Zveçan, 16.06.2023 rreth orës 01:38- Raportohet se te stacioni policor në Zveçan janë hedhur dy shok bomba. Dyshohet se shok bombat janë hedhur nga një automjet i cili ishte në lëvizje dhe është larguar menjëherë nga vendi. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin”.
Ndryshe, tensione në komunat veriore ka pasur që nga data 26 maj, serbët protestuan dhunshëm për disa ditë, ku tentuan të hyjnë më forcë në objektet e komunave.
Grupe kriminale serbe sulmuan ushtarë të KFOR-it, policë dhe ekipe të mediave. Zhvillimet e fundit në veri kanë nxitur reagime të ashpra nga ndërkombëtarët të cilët edhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës të ulin tensionet.
Së fundmi, në veri u kidnapuan edhe tre policë të Kosovës nga forcat e Policisë së Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata Kushtetuese nis procedurën për vendimin e qeverisë për medresenë ‘Isa Beu” në Shkup

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kostadinovski: Kuvendi i ka kufizuar të drejtat e qytetarëve me ndryshimet e Kodit zgjedhor

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe