Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka përfunduar paraqitjen e deklaratës përmbyllëse në çështjen gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Në seancën që do të zhvillohet nesër në Dhomat e Specializuara do të fillojë dëgjimi i deklaratave përfundimtare të mbrojtjes ndërsa të akuzuarit do të mund të flasin para trupit gjykues të premten më 18 mars.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka bërë të ditur se deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes nuk duhet të trajtojnë çështjen e dhënies së dënimit.
“Më 15 dje 16 mars do të dëgjojmë deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Gucatit dhe Haradinajt dhe do të ketë pyetje nga paneli. Këto deklarata nuk duhet të trajtojnë çështjen e dhënies së dënimit. Mbrojtja duhet të marrë parasysh se pyetjet e panelit do të zgjasin 30-45 minuta pas çdo deklarate dhe duhet të mbarojnë deklaratën e tyre 45 minuta para se të mbarojë koha e tyre. Më 17 mars paneli duhet të dëgjojë përgjigjën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe pyetje nga paneli, më 17 mars në në seancën e dytë paneli do të dëgjojë parashtrime në kundërpërgjigje të përgjigjes së prokurorisë nga mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt dhe në të njëjtën ditë në seancën e tretë prokuroria do të bëjë parashtrime për dhënien e dënimit dhe për ndonjë provë shtesë dhe informacionet që do të nxirren sot, paneli mund të bëjë pyetje”, ka thënë kryetari i turpit gjykues.
Ai ka shtuar se më 18 mars, përveç dëgjimit të deklaratave nga Gucati e Haradinaj, do të dëgjohen edhe parashtrime të mbrojtjes në lidhe me dhënien e dënimit.
“Më 18 mars seanca e parë dhe e dytë paneli do të dëgjojë parashtrime të mbrojtjes së Gucatit dhe Haradinajt në lidhje më dhënien e dënimit dhe parashtrime për provat materiale që do të nxjerrën sot dhe ndonjë informacion që do të nxjerrët sot. Në fund më 18 mars në seancën e tretë paneli do të bëjë pyetje të fundit që ka për palët dhe do të dëgjojë deklaratat e të akuzuarve, 30 minuta secili”, ka thënë Smith.
Ai ka theksuar se duhet të shmangen deklaratat politike apo ato për luftën e fundit në Kosovë duke shtuar që palët nuk duhet të përmendin informacione konfidenciale në seanca publike.
Deklaratat përmbyllëse po dëgjohen pasi kanë përfunduar paraqitjet e provave dhe dëshmitarëve nga të dy palët.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, njofton KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak