LAJMI I FUNDIT:

Guardiolas po i rikthehet sulmuesi para derbit me Arsenalin

Guardiolas po i rikthehet sulmuesi para derbit me Arsenalin

Pep Guardiola ka konfirmuar se Oscar Bobb mund të jetë gati për t’u kthyer në fushë me ekipin e parë të Manchester City pas një mungese të gjatë.

Pas një fitore inkurajuese kundër Chelseat gjatë fundjavës, City ka mundësinë të zvogëlojë distancën me ekipet që janë në krye të tabelës së Ligës Premier kur i shkon Arsenalit të dielën.

Megjithatë, para kësaj, ekipi i Guardiolës përballet me një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge, ndërsa përpiqen të shmangin një eliminim të befasishëm nga kampionati evropian.


Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet - kërkon...
Lexo po ashtu Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet - kërkon...

City kanë marrë një lajm pozitiv para kësaj ndeshjeje, pasi Guardiola ka konfirmuar se sulmuesi i ri Oscar Bobb mund të jetë gati për t’u kthyer në aksion.

21-vjeçari shkëlqeu në Community Shield në fillim të sezonit, por pësoi një lëndim të pafat gjatë stërvitjeve që e ka lënë jashtë për më shumë se pesë muaj.

Ndërsa i riu norvegjez nuk ka shumë gjasa të jetë gati për ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve, ai mund të luajë një rol në ndeshjen e rëndësishme të fundjavës në ligë.

Guardiola i ka kërkuar hierarkisë së Man Cityt transferimin e top yllit të Barcelonës
Lexo po ashtu Guardiola i ka kërkuar hierarkisë së Man Cityt transferimin e top yllit të Barcelonës

Guardiola konfirmoi lajmin kur u pyet për gjendjen fizike të skuadrës së tij të martën, duke thënë: “Lojtarët që ishin në gjendje të luajnë në ndeshjen e fundit kundër Chelseat, janë të gatshëm dhe mendoj se Oscar u kthye gjithashtu”.

Kthimi i Bobb është një lajm fantastik në kohën e duhur për City, të cilët do të jenë pa krahun Jeremy Doku pasi belgu pësoi një lëndim të vogël që e ka lënë jashtë lojës për dy ndeshjet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Liga e Kampionëve
Edon Zhergova do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Islandën

Edon Zhergova do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Islandën

Përfaqësuesja e Kosovës
Publikohen pamje skandaloze të Jack Grealish i dehur rëndë

Publikohen pamje skandaloze të Jack Grealish i dehur rëndë

Premier League
Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

La Liga
Shpërthejnë polemikat, eksperti i gjykimi thotë se Vinicius ishte në pozitë jashtë loje tek goli i Brahim Diazit

Shpërthejnë polemikat, eksperti i gjykimi thotë se Vinicius ishte në pozitë jashtë loje tek goli i Brahim Diazit

Liga e Kampionëve
Disa janë trajnerë, e disa ende aktiv - Ku janë sot futbollistët që luajtën ndeshjen historike ndaj Haitit

Disa janë trajnerë, e disa ende aktiv - Ku janë sot futbollistët që luajtën ndeshjen historike ndaj Haitit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori