LAJMI I FUNDIT:

Guardiola zbulon çrregullimet për shkak të formës së dobët të Man City

Guardiola zbulon çrregullimet për shkak të formës së dobët të Man City

Pep Guardiola po kalon fazën më të keqe të karrierës së tij në Manchester City me skuadrën e tij që ka fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit.

Manchester City ishte në një formë të tmerrshme prej shtatë ndeshjeve pa fitore, pesë humbje radhazi dhe një barazimi e një humbje tjetër, derisa arriti te fitorja në ndeshjen e tetë,

Megjithatë, City i Guardiolës përsëri ka lëshuar terren në dy ndeshjet e fundit duke barazuar me Crystal Palace dhe duke humbur nga Juventusi.


Pep Guardiola harton një listë prej 11 lojtarësh – synohet rindërtimi total i Man Cityt
Lexo po ashtu Pep Guardiola harton një listë prej 11 lojtarësh – synohet rindërtimi total i Man Cityt

Së fundmi, Guardiola është parë me gërvishtje në kokë dhe ka bërë shaka se e ka lënduar veten pas barazimit me Feyenoord.

Është e qartë se forma e dobët e ekipit po e ndikon edhe fizikisht te spanjolli, pasi ai zbuloi se nuk fle mirë dhe nuk mund të hajë mirë gjatë kësaj kohe.

“A e humb ndonjëherë kokën? po. Unë fle më keq dhe tani nuk e tret ushqimin siç duhet, Më duhet të ha gjithmonë lehtë. Vetëm supë gjatë natës”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/