Guardiola jep të dhëna për situatën e Zinchenkos pas skenave emocionuese gjatë fundjavës

Pep Guardiola ka konfirmuar se Oleksandr Zinchenko do të luajë të martën mbrëma në ndeshjen e Kupës FA kundër Peterborough.
Kapiteni i Ukrainës pati një pritje të ngrohtë nga të dy grupet e tifozëve në ndeshjen e fundjavës ndërmjet Evertonit dhe Manchester City në Goodison Park.
25-vjeçari ishte në lot para fillimit të ndeshjes, ndërsa qëndroi në bankën rezervë dhe nuk u aktivizua nga trajneri në fitoren 1-0, edhe pse spanjolli kishte thënë se futbollisti ishte stërvitur në mënyrë brilante.
Tash, Guardiola beson se do të jetë gjë e mirë që mesfushori t’i largojë paksa nga mendja ngjarjet dëshpëruese në atdheun e tij duke u angazhuar në lojë.
“Po, do të luajë – ai është absolutisht mirë”, ka thënë trajneri kur është pyetur se a do të luajë Zinchenko në ndeshjen e raundit të pestë të FA Cup.












































