LAJMI I FUNDIT:

“The Guardian” përzgjedh nëntë ngjarjet kryesore të futbollit: Kosova po bën emër në futbollin botëror

“The Guardian” përzgjedh nëntë ngjarjet kryesore të futbollit: Kosova po bën emër në futbollin botëror

Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës po bëhet temë e shumë mediave botërore.

Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian”, ka bërë një përmbledhje prej nëntë ngjarjeve kryesore të kualifikimeve të Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Një prej tyre është fitorja historike e “Dardanëve” kundër Bullgarisë me rezultat 3-2, i cili ishte triumfi i parë në këtë gara.


“Çdo kush me dyshime e ka lexuar njoftimin e Federatës së Futbollit të Anglisë se do të presin Kosovën në St Mary’s dhe jo në Wembley. A nuk ishin djelmoshat e Bernard Challandes edhe aq kundërshtarë?”, nis shkrimin mediumi britanik.

Por, askush që ka njohur për futbollin nuk do t’i vlerësojë në fushë, kjo ka treguar edhe fitorja edhe e ditës së hënë – kur goli me kokë në minutën e 92-të nga Elbasan Rashani bëri që të shpërthejnë festime të çmendura – kjo bëri që Kosova të jetë e pamposhtur që 14 ndeshje.

Gazeta më tutje shkruan se Kosova më së paku do të përpiqet që të sigurojë pozitën e dytë në grupin A. Ekipi i Bernard Challandes janë të shkëlqyeshëm në posedim të topit dhe fituan në Sofje përkundër që u mungoi Arbër Zeneli, njëri ndër anësorët e tyre të nivelit më të lartë.

Tri ngjarjet kryesore të mbrëmjes sipas UEFA-s: Edhe Kosova pjesë e saj
Lexo po ashtu Tri ngjarjet kryesore të mbrëmjes sipas UEFA-s: Edhe Kosova pjesë e saj

Anësori tjetër, Milot Rashica, kontribuoi me gol dhe asist. Ata mund të mos e mbushin ende stadiumin Wembley, por është e vështirë ta mendosh ndonjë Kombëtare që e kënaq më shumë publikun në Evropë sesa Kosova, përfundoi gazeta.

Gjithashtu në këtë shkrim përfshihet triumfi në Ligën e Kombeve të Porrtugalisë, Devid Neres i Ajaxit debuton me Brazilin si dhe disa të tjera.

Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me pesë pikë, një pak se lideri Anglia dhe vendi i dytë, Republika Çeke. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori