LAJMI I FUNDIT:

Grupi Dukagjini: Të përkushtuar ndaj ligjit, pavarësisht sulmeve dhe akuzave të fabrikuara

Grupi Dukagjini: Të përkushtuar ndaj ligjit, pavarësisht sulmeve dhe akuzave të fabrikuara

Grupi Dukagjini ka qenë dhe do të mbetet një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, duke kontribuar fuqishëm në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Gjatë periudhës kohore 1999 – 2024, Grupi Dukagjini dhe kompanitë e veta bija, i kanë kontribuar arkës së shtetit me mbi 250 mil EURO, të paguara në emër të tatimeve direkte dhe indirekte.

Ky kontribut i Grupit Dukagjini për buxhetin e Republikës së Kosovës është tregues jo vetëm i suksesit tonë afarist, por edhe i përkushtimit tonë për zbatim të ligjit.


Për fat të keq, një sukses i tillë nuk është i mirëseardhur për të gjithë. Në pamundësi për të konkurruar me ne në tregun e hapur, dashakëqinjët përpiqen të na dëmtojnë me akuza të fabrikuara. Po sipas të njëjtës metodë, në mungesë të provave për këto akuza, veglat e këtyre dashakëqinjëve, përipiqen të krijojnë epërsi të padrejtë në opinionin publik me komunikata senazionaliste të pavërteta dhe me rrjedhje të informatave të gjymtuara.

Asnjë nga këto përpjekje të kundërligjshme nuk do të na zbrapsim nga përkushtimi ynë për të vazhduar punën tonë, për t’iu shërbyer konsumatorëve, bashkëpunëtorëve dhe partnerëve tonë, që na besojnë për rreth 40 vite. Aktakuzën që është raportuar se është ngritur kundër njërës nga 11 kompanive tona, dhe drejtuesve të saj, nuk e kemi pranuar.

Në lidhje me të do të deklarohemi në gjykatë. Aty do të dëshmojmë jo vetëm pafajësinë e kompanisë tonë bijë dhe drejtuesve të vet, por edhe persekutimin personal dhe të kundërligjshëm të cilit i janë nënshtruar gjatë tre viteve të hetimit të kësaj çështje. Duke marrë parasysh se aktakuza dhe fushata mediale e orkestruar nga kundërshtarët tonë po synon të na dënoj pa gjyq, kërkojmë nga gjykata që procedura gjyqësore të filloj sa më parë. Me besim të plotë në drejtësi dhe pafajësinë e kompanisë tonë bijë dhe drejtuesve të vet, i ftojmë të gjitha mediet dhe organizatat e shoqërisë civile që aktivisht dhe sistematikisht ta monitorojnë këtë procedurë gjyqësore, thuhet në reagimin e Grupi Dukagjini.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori