Grumbullohet Maqedonia, fillon “misioni” kundër Uellsit

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, pas paraqitjeve të shkëlqyera në ndeshjet e kaluara përsëri është në mesin e ekipeve më të mira në kualifikimet për Botërorin 2026 dhe kanë shansin të shkruajnë një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit tonë, njofton Telegrafi.
Skuadra e udhëhequr nga përzgjedhësi Bllagoja Milevski gjendet para sfidës vendimtare, përballja me Uellsin në Kardif, e cila do të përcaktojë fatin e mëtejmë të Maqedonisë në grupin kualifikues.
Një rezultat pozitiv në këtë ndeshje do t’i hapte rrugën drejt një kundërshtari më të përballueshëm në fazën e “play-off”-it për Botërorin që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Përgatitjet kanë nisur në Shkup, ku futbollistët janë bashkuar me stafin teknik për të filluar fazën përfundimtare para ndeshjes vendimtare.
Në prag të përballjes me Uellsin, Maqedonia do të zhvillojë një miqësore ndaj Letonisë më 13 nëntor, që do të shërbejë si provë gjenerale për të përsosur formën dhe për të përforcuar besimin në këtë mision të madh.
Kujtomë se te Maqedonia e Veriut luajnë disa futbollistë shqiptarë, të udhëhequr nga kapiteni Enis Bardhi, Isnik Alimi, Lirim Qamili, Visar Musliu dhe Reshat Ramadani, ndërsa shkaku i lëndimit në ciklin e nëntorit mungon Ezgjan Alioski. /Telegrafi/



















































