Gruevski sërish në gjykatë, kësaj radhe për ''Dhunën në Qendër''

Edhe sot, lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski do të duhet të ulet në bankën e të akuzuarve për lëndën ''Dhuna në Qendër'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Agjencia AIM bën të ditur se në seancën e mëhershme Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski e pranuan fajin. Përveç Gruevskit, të akuzuar janë edhe ish-funksionari Mile Janakieski dhe deputetja e tanishme e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova.
Ata akuzohen nga PSP-ja për nxitje të dhunës në protestat para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Përgjimet janë lejuar që të përdoren si dëshmi për këtë lëndë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































