LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Sa më parë zgjedhje lokale dhe së bashku me ato edhe parlamentare

Gruevski: Sa më parë zgjedhje lokale dhe së bashku me ato edhe parlamentare

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ftoi që sa më shpejtë të mbahen zgjedhje lokale së bashku me ato parlamentare. Për partinë e tij, data më e përshtatshme është 2 korriku për raundin e parë, ndërsa 16 korrikur për raundin e dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruevski foli edhe për kryetarin e ri të Kuvendit, për të cilin tha se nuk mund ta pranojnë pasi sipas tij, është zgjedhur në mënyrë joligjore.

“Ai për momentin është dhe me siguri do të ngelet ashtu uzurpues i pozicionit të kryetarit të Kuvendit. Ai për ne mund të jetë vetëm deputetë, ndërsa këtu është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe këtë nuk e kundërshtojmë. Por, kryetar i Kuvendit nuk mund të thuhet për shkak se është zgjedhur në mënyrë kundërligjore dhe kundërkushtetutese”, ka thënë Gruevski, gjatë hetimeve që bëri në stadiumin e qytetit të Shkupit, ku po punohet për mbajtjen e “UEFA Super Cup”, ndeshje e cila do të luhet gjatë muajit gusht./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Lajme
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Lajme
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Kalo në kategori