LAJMI I FUNDIT:

Gruevski, Bozhinovski dhe Dimovski do të gjykohen për rastin “Talir”

Gruevski, Bozhinovski dhe Dimovski do të gjykohen për rastin “Talir”

Gjykata e aprovoi aktakuzën për rastin e PSP-së “Talir” në të cilën akuzohen ish-lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputeti Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto akuzohen se në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4.6 milion euro para të gatshme për partinë, ndërsa më pas kanë rregulluar që këto para të paguhen në xhirollogarinë e partisë përmes fletë pagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.


Ata janë akuzuar për veprën penale “financim ilegal i personit juridik – parti politike”. Çingarovska vitin e kaluar e pranoi fajin dhe mori dënim me kusht. Nga Gjykata Penale njoftojnë se pas formimit të lëndës penale sipas vlerësimit të aktakuzës, i njëjti në përputhje me sistemin AKMIS do t’i jepe një gjyqtari për procedim të mëtejshëm.

Sa i përket aktakuzës së dytë për të njëjtën lëndë të PSP-së, i cili i referohet ndërtimit të paligjshëm të selisë së partisë, gjykata ende nuk ka marrë vendim. Akuza është dërguat tek gjykatësi për vlerësim dhe pas marrjes së vendimit, do të njoftohet edhe opinioni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori