Grubi: Ali Ahmeti në Prokurorië Speciale Publike si dëshmitar

Deputeti i BDI-së dhe shefi i kabinetit e kryetarit Ali Ahmeti, Artan Grubi e ka konfirmuar se Ali Ahmeti ka pranuar ftesë në cilësinë e dëshmitarit nga ana e Prokurorisë Speciale Publike.
“Kryetari Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim janë mbështetës të fuqishëm të punës ligjore, transparente, të paanshme dhe pa paragjykime etnike, fetare, partiake apo politike të Prokurorisë Speciale, ka theksuar deputeti i BDi-së, Artan Grubi, njofton TetovaSot.
Ai mes tjerash ka theksuar se javën e kaluar, Kryetari Ahmeti ka pranuar ftesë në cilësinë e dëshmitarit nga ana e Prokurorisë Speciale dhe pa dyshim ai do të respekton obligimin e tij qytetar në përkrahje të institucioneve të pavarura./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Edhe Ali Ahmeti dëshmon tek Prokuroria Speciale Publike?












































