LAJMI I FUNDIT:

Gruas nga Florida i deponohen 1 miliard dollarë në llogarinë e saj bankare – thotë se e ka të vështirë t’ia kthejë pronarit të ligjshëm

Gruas nga Florida i deponohen 1 miliard dollarë në llogarinë e saj bankare – thotë se e ka të vështirë t’ia kthejë pronarit të ligjshëm

Një grua nga Florida që tërhoqi 20 dollarë nga një bankomat e zbuloi se ishte bërë një miliardere – dhe tani thotë se po ka problem t’ia kthejë paratë e gatshme pronarit të saj të ligjshëm.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Julia Yonkowski nga Largo, në perëndim të Tampa, vuri re gabimin e madh pasi vendosi të kontrollojë llogarinë e saj të shtunën vetëm për ta zbuluar se ajo kishte 999,985,855.94 dollarë në llogarinë rrjedhëse.


Kjo e ka bërë atë personin e 615-të më të pasur në Amerikë – edhe pse gruaja e sinqertë thotë se është e dëshpëruar të heqë dorë nga titulli sa më shpejt të jetë e mundur.

Yonkowski iu drejtua Bankës së saj lokale, Chase, por deri më tani askush nga organizata nuk ia ka kthyer thirrjet.

“Oh Zot, isha tronditur. E di që shumë prej njerëzve do të mendonin që kam fituar lotarinë, por unë isha e tronditur”, u shpreh ajo.

“Kur tentoja të nxirrja 20 dollarë, në makinë thuhej se ne do të të japim 20 dollarë, por kjo do të shkaktojë një mbitërheqje dhe do të tarifohesh”, deklaroi gruaja nga Florida.

Ajo shkoi më pas të kontrollojë bilancin dhe u alarmua për shumën me nëntë shifra. /Telegrafi/