Vozitja kërkon interesim dhe pasion të madh për veturat dhe jo të gjithë mund të jenë shofer të mirë, këtë më së miri e dëshmojnë pamjet e publikuara më poshtë.

Aty shfaqet një shofere e një veture të cilës i duhen plot 6 minuta që të parkohet në një hapësirë që dukej se ishte mjaft e madhe, dhe 16 tjera që të largohet nga po ai vend ku u parkua, transmeton Telegrafi.


Ajo u detyrua të lëviz dhjetëra herë para e pas që të parkohet, dhe ndoshta dy herë më shumë që të del nga ai vend, kështu në total i kaloi 22 minuta për parkim dhe largim.

Shoferja e veturës Vauxhall Mokka në vend se të shikoj prapa derisa lëvizte, ajo në një moment humb durimin dhe e godet veturën tjetër të parkuar pas që ishte një Skoda ngjyrë hiri.

Ajo madje këtë e bën disa herë duke mos u brengosur që i ka shkaktuar dëme materiale pronarit të Skodës, dhe kështu në fund arrin të del dhe të largohet me mikeshën e saj nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishin bërë asgjë të keqe. /Telegrafi/