LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që fitoi mbi 600 mijë euro në llotari tha se numrat fitues i kishte parë në ëndërr

Gruaja që fitoi mbi 600 mijë euro në llotari tha se numrat fitues i kishte parë në ëndërr

Një grua që qëlloi xhekpotin e lotarisë prej më shumë se 600 mijë eurove tha se numrat fitues i erdhën në ëndërr.

Fituesja – e cila zgjodhi të mbetet anonime – tha se në ëndërr kishte parë numrat 32, 12, 6, 45, 36 dhe 2 dhe zgjodhi t’i luante ato numra.

Tani ëndrra e saj është realizuar fjalë për fjalë, pasi shifrat i siguruan asaj 612 mijë euro më 12 prill.


“Unë i luaj gjithmonë këto numra. Ata i kam parë në një ëndërr. I kujtova numrat nga ëndrra dhe i vendosa të gjithë në një biletë Loto”, tha gruaja.

Australiania thotë se ende nuk ka vendosur se si t’i shpenzojë paratë.

Lott, i cili drejton lotaritë në Australi, thotë se këtë vit 355 persona kanë fituar shuma të ndryshme të parave. /Telegrafi/