Ramadan Gashi, Muja Gashi, Agron Gashi, Adonis Gashi, Robert Gashi dhe Vesel Bunjaku akuzohen për planifikimin e vrasjes së Shemsi Gashit, ndërsa për vrasjen e tij ngarkohen Vesel Gjinovci e Kujtim Bejiqi.
Ilmije Gashi, bashkëshortja e rreshterit të vrarë policor Shemsi Gashi, ka dëshmuar në gjykimin në të cilën tetë persona janë në bankën e të akuzuarve.
Eprori policor i krimeve ekonomike, Shemsi Gashi ishte vrarë më 25 mars të vitit të kaluar në lagjen “Mati” të Prishtinës.
Ramadan Gashi, Muja Gashi, Agron Gashi, Adonis Gashi, Robert Gashi dhe Vesel Bunjaku akuzohen për planifikimin e vrasjes së Shemsi Gashit, ndërsa për vrasjen e tij ngarkohen Vesel Gjinovci e Kujtim Bejiqi.
Vesel Gjinovci, njëri nga të akuzuarit në një nga seancat e kaluara e ka pranuar fajësinë për këtë vrasje si dhe për armëmbajtje pa leje.
Ilmije Gashi sot ka dëshmuar në këtë gjykim, Gashi tregoi se para vrasjes së bashkëshortit të saj është sulmuar shtëpia e tyre por këtë nuk e kishin lajmëruar në polici.
“Një vit e një muaj apo dy muaj është gjuajtur para se me vra Shemin, kemi qenë në shtëpi, ka qenë ora 10 e gjysmë 11 e natës. Nuk e kemi lajmëruar policinë”, tha Gashi.
E dëmtuara gjatë dëshmisë së saj tha se rreshteri Shemsi Gashi kishte pranuar kërcënime nga Ramë Gashi.
“Unë çdo herë kur Ramë Gashi i ka dërguar kërcënimet për Shemin, unë çdo herë kam dyshuar te ta, ato kërcënime kanë ardhur përmes djalit të axhës së Shemit”, tha Gashi.
Ilmije Gashi tha se bashkëshorti i saj i kishte thënë se Ramë Gashi ka thënë se nuk do t’ia lë pronën Shemsiut dhe se bashkëshorti i saj duhet të tërhiqet.
“Paska qenë Ramë Gashi te Ali Gashi edhe i paska thënë Ali Gashit që unë nuk ia lë atë pronë Shemit kurrë. Ose le të tërhiqet ose ja unë ja ai, kështu më ka thënë Shemi”, tha Gashi.
KALLXO.com ka siguruar aktakuzën për vrasjen e rreshterit Gashi, ndërsa sipas saj prokuroria dyshon se vrasja e tij është planifikuar në Brezovicë.
Sipas aktakuzës, për vrasjen e Gashit, Vesel Gjinovcit e Kujtim Bejiqit u ishin premtuar 5 mijë euro. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Seanca pa kuorum, Sekretariati i Etikës anulon votimin e 7 marsit në Kuvendin e Shqipërisë
ESHS: Në gjysmën e dytë të vitit 2023 energjia elektrike u shtrenjtua për 8.2%
Lajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia