LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e El Chapos dënohet me tre vite burgim, ajo e ndihmoi narko-bosin në ndërtimin e perandorisë që kap vlerën e miliarda dollarëve

Gruaja e El Chapos dënohet me tre vite burgim, ajo e ndihmoi narko-bosin në ndërtimin e perandorisë që kap vlerën e miliarda dollarëve

Gjykata në Washington të SHBA-ve, ka dënuar gruan e narko-bosit meksikan Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, me tri vite burgim pasi që pranoi se e ka ndihmuar të udhëheq perandorinë e tij kriminale që kap vlerën e miliarda dollarëve.

Emma Coronel Aispuro, gjithashtu ka ndihmuar bashkëshortin që të planifikojë arratisjen spektakolare përmes tunelit të hapur nën burg në Meksikë gjatë viti 2015, duke arritur të kontrabandoj një orë me GPS, thuhet në kumtesën e gjykatës në Washington, transmeton Telegrafi.

Kjo u ka ndihmuar atyre që hapën tunelin që të përcaktojnë lokacionin dhe të arrijnë deri të El Chapo. Megjithatë ai ishte kapur një vit më pas.


Ishte kërkuar që Emma të dënohet me katër vite burgim, por gjykata vendosi në tri – për faktin se roli i saj ishte vetëm një pjesë e vogël në një organizatë shumë të madhe kriminale.

Avokatët mbrojtës gjithashtu pretendonin se ajo ishte 17-vjeçe kur takoi Guzmanin dhe se ishte martuar me të kur ishte 18. Gjithçka filloi kur ajo ishte adoleshente e ndikuar lehtë nga një njeri i fuqishëm që asokohe ishte rreth të 30-ve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori