Gruaja e Di Marias flet hapur për kohën e tmerrshme që kaluan sa ishin te Manchester United

Gruaja e Angel Di Maria ka folur hapur për vitin e tyre të makthit në Mançester, duke shfaqur ushqime “të neveritshme”, gra që “duken si porcelani” dhe njerëz “të çuditshëm” në qytet.
Sulmuesi argjentinas nënshkroi për Manchester United nga Real Madridi në verën e vitit 2014 për një rekord të atëhershëm britanik, 63 milionë euro.
Ai nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare në Old Trafford dhe iu dorëzua fanela me numrin 7, e veshur më parë nga lojtarë si Cristiano Ronaldo, George Best, Eric Cantona dhe David Beckham.
Pritshmëritë ishin natyrisht të larta. Ai mbërriti pas një paraqitje mbresëlënëse në Kupën e Botës me Argjentinën; si dhe një performancë lojtari i ndeshjes në fitoren e finales së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.
Por, nuk funksionoi kurrë në Mançester, pavarësisht një fillimi premtues. Në fakt, ai u shit 11 muaj më vonë pasi Louis van Gaal dhe United ulën humbjet e tyre me një shitje prej 50 milionë euro te PSG.
Pra, çfarë shkoi keq?
Menjëherë pas bashkimit me Paris Saint-German në verën e vitit 2015, Di Maria pranoi se ai dhe familja e tij luftuan për t’u përshtatur me jetën në Mançester, ndërsa marrëdhënia e tij me Louis van Gaal gjithashtu luajti një faktor.
“Sinqerisht, ne nuk ishim të lumtur”, kishte deklaruar Di Maria për Le Parisien. “Në fillim ishim pak, por më pas gjërat u ndërlikuan”.
“Jeta në Angli ishte pak e vështirë. Nuk është e lehtë për një amerikano-jugor. Disa njerëz kalojnë mirë, dhe për të tjerët është më e vështirë të përshtaten”.
View this post on Instagram
“Unë nuk kam pasur një marrëdhënie të mirë me trajnerin, kështu që mendoj se vendimi për t’iu bashkuar Parisit ishte zgjidhja më e mirë”, ka potencuar më tej ai.
Gruaja e Di Marias, Jorgelina Cardoso, që atëherë ka zgjeruar komentet e mësipërme në një intervistë me emisionin televiziv argjentinas LAM – dhe ajo nuk është përmbajtur.
Ajo filloi: “Angel erdhi tek unë një ditë dhe më tha: ‘Shiko këtë propozim nga Manchester United ‘. Unë nuk doja të shkoja, i thashë të shkojë vetëm. Ishin shumë para, më shumë se sa kishin ofruar spanjollët”.
“Pra, shkuam, nëse punon në një kompani dhe dikush të ofron dyfishin e rrogës, ti shkon me vrap”.
“Ne ishim miq me Gianinna Maradona, gruan e Sergio Agueros, dhe udhëtuam për në Mançester me pushime për një vit. Ishte gjithmonë e tmerrshme! Kemi ardhur në shtëpi dhe i thashë: ‘Nëse do të transferohesh ndonjëherë, sigurohu që të jetë kudo në botë, por jo Anglia”.
Cardoso shtoi: “Nuk më pëlqeu fare… Mund t’ju them. Njerëzit janë të gjithë të çuditshëm. Ju ecni përreth dhe nuk e dini nëse do t’ju vrasin. Ushqimi është i neveritshëm, femrat duken si prej porcelani. Unë dhe Angel ishim në Madrid, në ekipin më të mirë në botë, ushqim perfekt, mot perfekt, gjithçka ishte perfekte. Dhe pastaj erdhi propozimi i United…”.
View this post on Instagram
“I thashë ‘nuk ka mundësi’, por ai vazhdonte të thoshte se do të jemi pak më të sigurt financiarisht dhe duhet të ikim”.
“Ne u grindëm për këtë. Ne përpiqemi të jemi më afër kur gjërat shkojnë keq. Unë nuk e fajësoj atë që shkoi atje. Ishte e tmerrshme, kaq e tmerrshme. Thjesht i thashë, ‘I dashur, dua të vras veten, ishte natë në ora dy'”, ka shtuar më tej ajo.
Di Maria u largua në këtë verë si lojtar i lirë nga PSG, për t’iu bashkuar Juventusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë