Ka kushte, pse të mos shpenzojë. Lauren Sánchez e tregoi me krenari çantën e saj të shtrenjtë gjatë Javës së Modës në Paris

Kryeqyteti francez po gumëzhin nga yjet botërore, dhe arsyeja është Java e Modës në Paris, e cila mbledh të pasionuarit pas modës, por edhe ata që kërkojnë vëmendje.


Ish-gazetarja dhe bashkëshortja e re e Jeff Bezos, Lauren Sánchez Bezos, nuk e humbi rastin të jetë pjesë e këtij spektakli. Së fundmi, ajo u shfaq në sfilatën e markës Balenciaga, dhe për atë rast kishte zgjedhur, besoni apo jo, një kombinim që nuk zbulon gjoksin.

Siç shihet, ajo kishte veshur një pallto-fustan në ngjyrë të zezë, që vinte në pah siluetën e saj elegante, ndërsa një çarje e thellë i jepte kreacionit një dozë sensualiteti, transmeton Telegrafi.

profimedia

Stilit ia shtoi syzet e diellit dhe vathë të thjeshtë me diamantë, por nuk duhet lënë pa përmendur edhe një “detaj të vogël”, çantën në formë gote kafeje të markës Balenciaga.

Pikërisht kjo “gotë” tërhoqi vëmendjen e publikut, ose më saktë çmimi i saj. Siç shkruan Page Six, për këtë aksesor modës Lauren është dashur të paguajë 5.750 dollarë (rreth 4.920 euro).

Kjo është një pjesë unike e shtëpisë së modës, prandaj nuk është edhe aq befasuese që bashkëshortja e një miliarderi e ka në koleksionin e saj.

/Telegrafi/