LAJMI I FUNDIT:

Gruaja ankohet në polici: Është rritur çmimi i marihuanës (Foto)

Gruaja ankohet në polici: Është rritur çmimi i marihuanës (Foto)

Një grua nga Australia i ka telefonuar policisë për t’u ankuar se është rritur çmimi i marihuanës në vendin ku ajo e merr.

Kjo ndodhi e pazakontë është publikuar madje nga vetë faqja zyrtare e policisë në Facebook, “Northern Territory Police”, ku shkruan: “Një grua ka telefonuar ditën e djeshme për t’u ankuar se çmimi i marihuanës në vendin ajo e blenë është rritur, dhe kërkonte nga policia që të hetonte këtë rast”, transmeton shekulli.


Ndërsa në fund të statusit, faqja e policisë zgjedh të bëjë shaka duke iu drejtuar qytetarëve: “Nëse njihni ndokënd që ka rritur çmimin e drogës na telefononi”.