Dy gra të cilat kishin pasur vdekje klinike ndanë me publikun se si duket në të vërtetë jeta pas vdekjes, dhe njëra nga to thotë se ishte aq e mirë sa që dëshiron që t’i kthehet asaj jete.
Jessie Sawyer dhe Betty Eadie kishin pasur një kontakt me vdekjen pasi kishin pasur ndërhyrje kirurgjike, dhe ndanë me të tjetër njohurin e tyre mbi jetën, vdekjen dhe “parajsën”.
Njëra nga to tha se ishte takuar me shoqen e saj të ngushtë e cila kishte vdekur dy vite para ngjarjes, ndërsa tjetra tha se ajo ishte takuar me Jezu Krishtin, Zotin, engjëjt dhe me “tre burra shumë të vjetër”, shkruan The Mirror.
Ato treguan për historinë e tyre në programin televiziv America’s Inside Edition, dhe një nga gratë tha se përvoja e saj ishte aq e mirë sa që “me kënaqësi të madhe do të pranonte që të vdiste menjëherë të nesërmen”, transmeton Telegrafi.
Betty e cila tani është 78 vjeçare, e kishte përjetuar përvojën e saj të jetës pas vdekjes pasi iu kishte nënshtruar një operacioni histerektomie.

Ajo tha: “Isha në dhomën e rikuperimit dhe papritmas ndjeva se çdo pikë e gjakut ishte derdhur nga trupi im, dhe pastaj një ndjesi të shpirtit tim i cili po dilte nga trupi im me një shpejtësi marramendëse. Shikova poshtë dhe pash trupin tim të shtrirë në krevat. E dija se kam vdekur, dhe thash me vete, O Zot, unë kam vdekur’”.
Betty shtoi se pastaj kishte parë “tre burra shumë të vjetër” të cilët i thanë asaj se ajo kishte vdekur.
Ajo u tha atyre se dëshiron që ta shohë familjen, kështu që ajo “fluturoi” jashtë dritares dhe shkoi tek shtëpia e saj. “E pash burrin tim të ulur në kolltuk dhe shkova dhe u ula pranë tij, isha e shqetësuar sepse as ai e as fëmijët e mi nuk e dinin se unë kisha vdekur, dhe unë isha e shqetësuar për të gjithë”.
Në anën tjetër Jessie tha se përvoja e saj ishte aq e “thellë” sa që ajo dëshiron që të kthehet në jetën të cilën ajo e kishte përjetuar për shumë pak.

Jessie, nënë e dy fëmijëve tha se ajo kishte “vdekur” kur ishte vetëm 31 vjeçare pasi që ishte dërguar me emergjencë në spital pasi kishte pasur gjakderdhje të brendshme pas një procedure gjinekologjike.
Tani disa vite pas përjetimit, Jessie tha se ajo më nuk i frikësohet vdekjes. “Nuk kam më frikë nga vdekja, mund të vdes tani dhe të jem plotësisht dakord me vdekjen time”.
Jessie tutje shtoi: “Nëse para 10 do më kishit thënë se do ta kisha një përvojë të afërt me vdekjen nuk do të ju besoja, në fakt nuk besoj as në Zot”.
Duke përshkuar se di dukej “vdekja” e saj, Jessie deklaroi: “Nga largësia e pash një figurë dhe e pash se ajo ishte shoqja ime e ngushtë e cila kishte vdekur para dy viteve. Gjithashtu e pash edhe një dritë të bardhë, dhe pastaj e kuptova se kjo është vdekja, kjo ishte vdekja ime në fakt”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Çifti amerikan fiton për herë të dytë çmimin e madh të lotarisë

Një pulë që ecën dhe kërcen në një fshesë me korrent robotik i bëri njerëzit të qeshin

Roboti humanoid sulmon turmën në një festival në Kinë, detyrohet sigurimi ta tërheq zvarrë mbrapa

Cila ombrellë është e ndryshme nga të tjerat?

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?