LAJMI I FUNDIT:

Gruaja 136 kilogramë mbyt të dashurin, i mori frymën kur i hipi sipër (Video)

Gruaja 136 kilogramë mbyt të dashurin, i mori frymën kur i hipi sipër (Video)

Një grua nga Pensilvania i shkaktoi vdekjen të dashurit të dobët vetëm se i hipi sipër.

Ngjarja tragjike ndodhi në shtëpi kur Windi Thomas i mori jetën Keeno Butler, 44 vjeç në mars të këtij viti. Mediat e huaja raportuan se ajo kishte pirë dhe po kërkonte kokainë, kur pati një debat me të dashurin.

Windi, e cila peshon 136 kg sulmoi të dashurin e saj me një thikë në dorë. Pas atij momenti, ajo i hipi sipër viktimës duke e mbytur. Vdekja e Keeno, i cili peshonte 54 kilogramë është shkaktuar nga pamjaftueshmëria e frymëmarrjes, traumat e forta të forcës në qafë dhe kompresimin e kraharorit.


Gjykata e ka shpallur fajtore Windin për vrasjen e shkallës së tretë. Ajo mund të dënohet me 18-36 vite burg. /oranews/