Grish i zgjidh dy probleme Tetovës duke u ofruar biçikleta falas studentëve

Tetova njihet me disa karakteristika shumë interesante. Por, për këtë temë vlejnë të theksohen dy të tilla. Ka shumë studentë, shkaku i dy universiteteve dhe ka shumë trafik. Për këtë Grish ka menduar që t'ju ndihmojë, edhe qytetit edhe studentëve. Qytetit duke i dhënë biçikleta, si zgjidhje alternative për veturë dhe studentëve duke ju dhënë zgjidhje falas për udhëtim pasi taxi deri në qendër kushton 120 denarë apo 2 euro, ndërsa transport publik nuk ka. Kemi folur me pronarin e kafenesë Grish në Tetovë, Fatmir Shabani për të kuptuar më shumë për këtë nismë.
Prej nga ideja për t'i dhuruar qytetit biçikleta? Ideja per t’i dhuruar qytetit dhe studentëve biçikleta erdhi duke patur parasysh komunikacionin e dendur të qytetit të Tetovës dhe mungesën e kushteve për një jetë studentore funksionale, ne menduam që me biçikletat tona se paku do të relaksojmë dhe lehtësojmë lëvizjet nga njëra anë në anën tjetër të qytetit.

Sa ka pasur interesim që bizneset tjera të ju ndjekin në këtë nismë? -Mendoj që shkaku i rrethanave të pandemisë biznese tjera nuk kanë shprehur interesim në këtë drejtim

Çka e bën Grish-in të veçantë nga lokalet tjera? -Të gjithë kemi diçka të veçantë, secili në stilin e vet, por mendoj që koha është të fillojmë edhe diçka të japim për konsumatorët apo për qytetin në përgjithësi, kur them të japim e kam fjalën pa pagesë gjë që Grish e filloi me biçikletat.

Cili është mesazhi juaj ndaj përdoruesve të biçikletave? - Mesazhi im është për përdoruesit e biçikletavë të bëjnë kujdes pasi që për momentin qytetit tonë i mungojnë korsit e biçikletave dhe të njejtat të përdoren me kujdes me qëllim që t’i shftytëzojmë të gjithë. /Telegrafi/










































