Gripshi flet për shpërthimin te Astana, ofertat që kishte dhe të ardhmen: Hap i rëndësishëm, pres ftesë nga Shqipëria ose Kosova

Nazmi Gripshi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Kazakistan te skuadra e tij e re, Astana.
Dy ndeshje, 148 minuta të luajtura dhe dy gola shumë të rëndësishëm dhe dy rezultate fantastike për Astanan. Kush e kishte menduar një fillim kaq të mirë pas vetëm 25 ditëve qëndrim te klubi i ri.
Pas katër viteve qëndrim te Ballkani duke lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar, Gripshi ka filluar të lë gjurmë edhe në Kazakistan.
Në një intervistë për Telegrafin, mesfushori durrsak flet për aventurën kazake, pritjen që i është bërë, ofertat që kishte gjatë verës, por edhe të ardhmen ku pret që të luajë për njërën kombëtare shqiptare, Shqipërinë ose Kosovën.
Mesfushori ofensivë fillimisht tha se mezi ka pritur këtë aventurë te Astana, pasi kjo skuadër e kishte kërkuar edhe në janar.
“E prita me shumë dëshirë me provuar një eksperiencë ndryshe dhe në Evropë. Edhe në janar kishte bisedime për tu transferuar te Astana, por që në atë kohë nuk ishte e mundur dhe tani jam i lumtur që jam këtu”, tha fillimisht Gripshi.
Pritja në kryeqytetin kazak ka qenë shumë e mirë si në klub ashtu edhe nga bashkëlojtarët e tij.
“Pritja ka qenë shumë e mirë dhe klubi është shprehur shumë i lumtur për ardhjen time dhe më kanë bërë një pritje shumë të ngrohtë”, vazhdoi tutje Gripshi për Telegrafin.
27-vjeçari realizoi dy gola në dy ndeshjet e para me fanellën e Astanas, një në Kupën e Ligës në fitoren 2-4 në udhëtim te Shakhter Karagandy si dhe një tjetër në udhëtim te Milsami në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.
“Të shënosh dy gola në dy ndeshjet e para nuk ka se si të nis më mirë aventura në klubin e ri. Jam i lumtur për këtë nisje, por edhe për golat dhe rezultatet që kemi marrë”, tha Gripshi.
Integrimi në skuadër ka qenë shumë i lehtë, por sigurisht që më të lehtë ia bënë bashkëlojtarët e tij të ri.
“Shokët e skuadrës më kanë pritur shumë mirë si dhe më kanë ndihmuar që të ambientohem dhe të integrohem sa më shpejt. Ka qenë gjithçka shumë bukur deri më tani”, vazhdoi tutje Gripshi.
Me tu larguar nga Ballkani si futbollist i lirë, shumë skuadra tentuan transferimin e yllit shqiptar, ku nuk munguan ofertat nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Polonia dhe Turqia.
“Ka pasur interesime dhe klube si nga Kosova, Shqipëria, Rumania, Polonia e Turqia. Drita, Suhareka dhe Prishtina më donin në Kosovë, Shkëndija në Maqedoninë e Veriut si dhe klube të tjera si Universiteta Craiova, Sivasspor, Cluj dhe Dinamo e Bukureshtit në Rumani. Megjithatë proejkti i Astanas ishte shumë i mirë dhe vendosa të vija këtu”, deklaroi Gripshi i cili thotë se e ka pritur një formë të tillë, pasi ishte në formë edhe në përfundim të sezonit të kaluar.
Ai e sheh Astanan si një trampolinë të mirë për të ardhmen që të luaj në një kampionat më të madh.
“Të jem i sinqertë e kam pritur një formë të tillë. Sezonin e kaluar me të përfunduar isha në formë të shkëlqyer dhe mendoja vetëm të përshtatem sa më shpejt me ekipin dhe të filloja të shënoja”.
“Astana është një ekip me emër të madh si në Kazakistan, por edhe në Evropë pasi thuajse çdo vit merr pjesë në grupet e garave të ndryshme evropiane. Ky klub besoj që do të më ndihmoj për të ardhmen, të rritem akoma më shumë dhe pse jo të bëjë më mirë e të bëj hap më të madh në karrierë”, tha Gripshi.
Gripshi ka luajtur për grupmoshat e Shqipërisë deri më U21, por ai çuditërisht kurrë nuk ka marrë ftesë nga Kombëtarja A kuqezi, as edhe nga Kosova përkundër se la gjurmë katër vite këtu. Ai pret që të vazhdoj me formën të tillë dhe të marrë një ftesë në ndeshjet e muajit shtator.
“Së pari shpresoj të vazhdoj me këtë formë dhe normalisht që pres ftesë. Ëndrra e çdo futbollisti është të luaj me Kombëtaren dhe unë mezi pres që ta bëj një gjë të tillë. Shpresoj në një ftesë nga Shqipëria ose Kosova, pasi për mua janë dy kombëtare shqiptare dhe dy vende që i dua më së shumti”, përfundoi fantazisti durrsak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës