LAJMI I FUNDIT:

Gripi vdekjeprurës i shpendëve është ‘potencialisht afër’ pandemisë së ardhshme dhe është ‘koha për t’u përgatitur’ – paralajmërojnë ekspertët

Gripi vdekjeprurës i shpendëve është ‘potencialisht afër’ pandemisë së ardhshme dhe është ‘koha për t’u përgatitur’ – paralajmërojnë ekspertët

Gripi i shpendëve është “rrezikisht afër” për të shkaktuar pandeminë e ardhshme njerëzore, kanë paralajmëruar ekspertët.

Shkencëtarët ngritën shqetësime pasi një person në SHBA e kapi sëmundjen nga një lopë, duke sugjeruar se H5N1 shumë patogjenik po bëhet “më i mirë” në përhapje, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi.

Rasti i ri, i zbuluar në Teksas, nxiti një konferencë urgjente ku morën pjesë studiues të gripit të shpendëve, mjekë dhe zyrtarë nga agjencitë qeveritare.


Dr. Suresh Kuchipudi, një studiues i gripit të shpendëve në Pittsburgh, paralajmëroi: “Ky virus [ka qenë] në krye të listës së pandemisë për shumë, shumë vite dhe ndoshta dekada”.

“Dhe tani ‘po afrohemi rrezikshëm’ me këtë virus që mund të shkaktojë një pandemi”, raporton MailOnline.

“Është vërtet koha që të jemi të përgatitur”.

Por eksperti në Mbretërinë e Bashkuar, Prof. James Wood, nga Universiteti i Kembrixhit sugjeroi, megjithatë, se ky rast në vetvete nuk është shkak për shqetësim.

“Zbulimi i një rasti të vetëm njerëzor në SHBA nuk tregon se virusi do të bëhet një pandemi njerëzore”, i tha The Sun.

Ai shtoi: “Ka pasur një shkallë të madhe të ekspozimit njerëzor me këtë grup virusesh gjatë tri viteve të fundit dhe ajo që është e veçantë është se janë zbuluar kaq pak raste njerëzore”.

Paralajmërimi vjen pasi mijëra pinguinë të ngordhur janë zbuluar në Antarktidë, të cilët mendohet se janë vrarë nga gripi i shpendëve.

Ndërkohë vitet e fundit, H5N1 ka vrarë miliona zogj të egër dhe shpendë në mbarë botën.

Ai gjithashtu ka filluar të “kërcejë” te kafshët e tjera, duke përfshirë macet, arinjtë, dhelprat, luanët e detit.

Lopët u shtuan në listën gjithnjë në rritje javën e kaluar kur SHBA raportoi infeksione H5N1 në tufat e qumështit.

Që atëherë, rastet janë konfirmuar ose janë nën hetim në pesë shtete – Teksas, Kansas, Michigan, New Mexico dhe Idaho.

Ndryshe, vë në pah The Sun, për t’u bërë një pandemi, një virus duhet të jetë në gjendje të infektojë lehtësisht njerëzit ose kafshët dhe të përhapet midis tyre.

Dhe deri më tani, nuk ka asnjë provë se gripi i shpendëve mund të transmetohet mes njerëzve.

Megjithatë, ekspertët kanë frikë se shkalla e madhe e përhapjes aktuale mund t’i japë virusit më shumë mundësi për të evoluar, duke mundësuar që H5N1 të përhapet më mirë midis gjitarëve – dhe potencialisht njerëzve.

Madje hulumtimet tregojnë se shkalla e vdekshmërisë tek njerëzit që preken nga gripi i shpendëve mund të jetë deri në 60 për qind.

Në këtë drejtim, thekson The Sun, të paktën 887 njerëz janë infektuar me gripin e shpendëve në 20 vitet e fundit – dhe 462 prej tyre kanë vdekur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin e zemëron Trumpin, presidenti amerikan pritet të merr masa ndaj Rusisë

Putin e zemëron Trumpin, presidenti amerikan pritet të merr masa ndaj Rusisë

Evropa

"Një frikë që nuk do ta harrojë kurrë", një burrë po lante dritaret e një rrokaqiell kur goditi tërmeti shkatërrues Myanmarin

Azia
Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Amerika
Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez - e quan hajn

Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez - e quan hajn

Serbia
Një tërmet i madh me magnitudë 7.1 godet brigjet e Tongës, shkakton  paralajmërim për kërcënim nga cunami

Një tërmet i madh me magnitudë 7.1 godet brigjet e Tongës, shkakton  paralajmërim për kërcënim nga cunami

Australia
Po pushonin në pishinën e hotelin luksoz në Bangkok, momenti kur tërmeti shkatërrues godet dhe krijon valë të mëdha

Po pushonin në pishinën e hotelin luksoz në Bangkok, momenti kur tërmeti shkatërrues godet dhe krijon valë të mëdha

Azia
Kalo në kategori