LAJMI I FUNDIT:

Grindavece, por me arsye

Grindavece, por me arsye

Gjashtë në shtatë femra ngrihen me humor të keq dhe të nevrikosura, në kohën që grindja mëngjesore është ‘cilësi’ e një në katër meshkuj.

Mos u nxitoni të mendoni se, cilësimi i mësipërm përbën diçka të zakonshme.

Raporti i një studimi të ri të Këshillit të Gjumit të Britanisë së Madhe (‘The Sleep Council’) jep të dhëna lehtësuese për të gjitha përfaqësueset seksit të bukur. Cilat janë këto?


Cilësia e gjumit të natës dhe detyrat e mëngjesit, përgjigjen specialistët, transmeton Telegrafi.

Më hollësishëm mund të shpjegojmë:

Cilësia e gjumit: 41% e femrave mbështesin se, nuk flenë mjaftueshëm për shkak të gërhitjes së partnerit të tyre. Meshkujt që përballen me të njëjtin problem janë vetëm 13%.

istockphoto

Detyrat e shumta: 28% e femrave përpara se të nisen për në zyrë bëjnë punë në shtëpi, ndryshe nga meshkujt që ngrihen me terezi; ndërkohë që vetëm 5% e tyre merret me ndonjë gjë në shtëpi (duke përfshirë këtu edhe përgatitjen e mëngjesit).

Është tregues fakti se, 17% e të intervistuarave thanë se, ngrihen nga krevati 10 minuta përpara se të dalin nga shtëpia. /Telegrafi/