LAJMI I FUNDIT:

Me grim “ka fshirë” njëzet vjet: Transformimi i pabesueshëm i 55-vjeçares ka lënë të gjithë pa fjalë

Me grim “ka fshirë” njëzet vjet: Transformimi i pabesueshëm i 55-vjeçares ka lënë të gjithë pa fjalë

Pa botoks dhe hialuron është rinuar minimum 20 vjet

Transformimi i femrës 55-vjeçare nga Azerbajxhani ka lënë botën pa fjalë. Amvisa, e cila, sipas asaj që ka thënë, kurrë nuk është kuruar, pos kremrave më të thjeshtë për fytyrë nuk ka përdorur preparate të tjera, është transformuar në bukuroshe të vërtetë.


Artisti i grimit, Anar Agakishijev, i është përveshur me këmbëngulje punës që të fshijë gjurmët e pleqërisë dhe lodhjes nga fytyra të kësaj amvise të pakuruar, transmeton Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by Anar Agakishiev (@anar_agakishiev) on Jan 13, 2018 at 12:26am PST

Vetëm me qitjen mjeshtërore të grimit, pa botoks dhe hialuron, ka arritur që t’ia fshijë nga fytyra minimum 20 vjet!

“Krejtësisht e pabesueshme, ku i mbetën rrudhat”, “Patjetër ka injektuar botoks”, “Nuk mund të besoj, çfarë transformimi”, janë vetëm disa nga komentet në rrjetet shoqërore. /Telegrafi/