Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, organizata Demokraci Plus (D+), ka publikuar hulumtimin mbi kontratën e Kuvendit të Kosovës me kompaninë “Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë”, e cila ishte shkak i grevës së punëtoreve teknike të kompanisë për rreth 80 ditë. Sipas këtij hulumtimi, që nga viti 2018, Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar nëntë kontrata me këtë kompani, gjashtë prej tyre një burimore.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, organizata Demokraci Plus (D+), ka publikuar hulumtimin mbi kontratën e Kuvendit të Kosovës me kompaninë “Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë”, e cila ishte shkak i grevës së punëtoreve teknike të kompanisë për rreth 80 ditë. Sipas këtij hulumtimi, që nga viti 2018, Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar nëntë kontrata me këtë kompani, gjashtë prej tyre një burimore.
Hulumtuesi në organizatën Demokraci Plus, Ardit Dragusha tha se kontratat e nënshkruara nga Kuvendi i Kosovës dhe kompania në fjalë në vitin 2022 dhe 2023, dëshmojnë se ky institucion kishte diskrecion në përcaktimin e nivelit të pagës minimale në kontratat për sigurimin e shërbimeve mbështetëse.
“Gjatë kohës së grevës e cila zgjati për 79 ditë, kuvendi insistonte se si autoritet kontraktues kuvendi ishte vetëm pranues i shërbimeve të ofruara nga operatori ekonomik, por që nuk mund të ndërhynte në marrëdhëniet e punës me kompanisë dhe punëtorëve si dhe nuk kishte të drejtë të ndërhynte në përcjelljen e stafit apo kushtet të punës. Megjithatë, përveç administrimit të procedurave të prokurimit publik, kuvendi kishte rol aktiv edhe në përcaktimin e pagave në kontratat e mirëmbajtjes. Në vitin 2023 në kontratën e nënshkruar mes Kuvendit të Kosovës dhe kompanisë ‘Schafberger’, dega në Kosovë, si dhe ‘Juni Projekt UP’. Kuvendi i Kosovës kishte përcaktuar vendosjen e tenderit, pagën minimale bruto për stafin e mirëmbajtjes higjienike e cila ishte 300 euro. Po ashtu, edhe në kontratën e nënshkruar në vitin 2022, kuvendi kishte përcaktuar pagën minimale bruto në vlerë 280 euro për të njëjtin staf. Këto dy kontrata dëshmojnë se kuvendi kishte diskrecion në përcaktimin e nivelit të pagës minimale në kontratat për sigurimin e shërbimeve mbështetëse”, tregoi Dragusha.
Dragusha potencoi se në kontratën një burimore të nënshkruar në vitin 2024 me kompaninë “Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë”, kuvendi nuk kishte përcaktuar nivel të pagës minimale as në dosje të tenderit e as në kontratë.
Ai theksoi se në dosjen e tenderit për kontratën gjatë së cilës ndodhi greva, kuvendi kishte përcaktuar se nuk do të kishte kompensim shtesë për punën pas orarit apo gjatë fundjavës.
“Në kontrast me këto dy raste, në kontratën e nënshkruar në vitin 2024, kontratën një burimore të nënshkruar me kompaninë ‘Schafberger’ gjatë së cilës ndodhi edhe greva e punëtorëve teknike, kuvendi nuk kishte përcaktuar nivel të pagës minimale as në dosje të tenderit dhe as në kontratë. Argumenti se çështja e pagave ishte ekskluzivisht përgjegjësi e kompanisë bie ndesh me praktikën e mëparshme të këtij institucioni e cila dëshmohet sipas kontratës të viti 2023 dhe 2024. Përveç pagës minimale kuvendi në vazhdimësi përcaktonte kushtet e orarit të punës, kompensimet financiare të punëtoreve. Në dosjen e tenderit për kontratën gjatë së cilës ndodhi greva kuvendi kishte përcaktuar se nuk do të kishte kompensim shtesë për punën pas orarit apo gjatë fundjavës”, potencoi Dragusha.
Dragusha tha se kontratën e nënshkruar në nëntor të vitit 2024 nga Kuvendi i Kosovës, përfshihet një klauzolë sipas së cilës puna jashtë orarit ose gjatë fundjavës, nuk do të kompensohet financiarisht.
“Duke përcaktuar një dokumentacion e tenderit se asnjë punëtore e kompanisë nuk do të merrte pagesa shtesë për punën jashtë orarit kuvendi e krijonte një bazë që mundësonte shkeljen e të drejtave të punëtorëve nga kompania e kontraktuar. Situata me grevën e punëtorëve e cila zgjati 79 ditë u zgjidh në nëntor të vitit 2024, kur kuvendi nënshkroi edhe një kontratë një burimore me këtë kompani. Megjithatë, në këtë kontratë kuvendi përcaktoi një nivel page minimale bruto në shumën 450 euro. Edhe në këtë kontratë kuvendi e përfshiu një klauzolë sipas së cilës puna jashtë orarit ose gjatë fundjavës nuk do të kompensohet financiarisht. Që nga viti 2018 Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar nëntë kontrata për shërbime mbështetëse me kompaninë ‘Schafberber’ dega në Kosovë, nga të cilat gjashtë janë kontrata një burimore”, tha Dragusha.
Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës hynë në grevë nga data 16 shtator 2024 dhe vazhduan atë për rreth 80 ditë. Kërkesa e tyre ishte që paga të rritet në 550 euro. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Shëndetësia nuk është më në “vdekje klinike”, po përmirësohen kushtet dhe është siguruar buxhet më i madh

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja