Përveç reperit Getinjo dhe Vivienit një tjetër çift i mundshëm brenda Big Brother VIP Kosova shpesh herë janë aluduar edhe modelja Gresa Hoti dhe Andi Artani.

Dyshja kanë krijuar një raport të afërt me njërit-tjetrin dhe marradhënia e tyre sa shkon e komentohet.


Por, se ata janë një çift e ka mohuar vet modelja teksa po bisedonte me Edonin dhe Gjoni në dhomën e gjumit.

Screenshot 18 1 Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Gresa tha sa ajo ka një shoqëri të mirë me Andin dhe raport të mrekullueshëm megjithatë ata nuk janë çift akoma.

Tutje, modelja nuk e ka mohuar se në një të ardhme ata të dy mund të krijojnë diçka më shumë se miqësi së bashku.

800 0 63b73d0228cb1 e1673029819726 Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Gjoni ndër tjera pyeti Gresën nëse ata tashmë kanë shkëmbyer puthjen e parë, por edhe kjo u mohua nga Gresa.

Ndryshe, kujtojmë që sonte (e premte) pritet të eliminohet njëri prej banorëve të nominuar: Edoni, Vivien, Andi ose Gjoni. /Telegrafi/