Vera po afron, për shtetet mesdhetare që jetojnë nga turizmi fillon sezoni, po kriza e coronavirusit i mban ende mbyllur hotelet. Megjithatë përgatitjet për hapjen e tyre kanë filluar, edhe në Greqi.
Për vende si Greqia, ku turizmi përbën afër një të tretën e ekonomisë së vendit, mbyllja e hoteleve, bllokimi i udhëtimeve turistike këtë vit për shkak të virusit do të ishte një goditje e rëndë.
Ky vend i trembet humbjes se mijëra vendeve të punës në këtë sektor. Prandaj qeveria greke po merr masa që me gjithë kushtet e shkaktuara nga virusi të mundësojë turizmin gjatë verës.
Nga qershori planifikohet hapja me disa faza e hoteleve. Disa hotele kanë filluar përgatitjet, por edhe kafenetë e plazheve.
Charlie Chahine, pronari i një kafeneje plazhi në ishullin Santorini u prezantua me entuziazëm në televizionin grek.
Ai përshëndeste me telefon nga plazhi i ishullit vullkanik Santorini, ku kishte vendosur xhamat ndarës pleksiglas mes shezlongjeve të plazhit.
Chahine mendon se kështu mund të funksionojë pushimi në plazh këtë vit në kohën e Coronës. Tani klientët mund të vijnë, thotë Chahine.
Por shumë nga kolegët e tij nuk e besojnë këtë.
Charalambos Voulgaris, pronar i dy resorteve turistikë në ishullin e Korfuzit thotë se “turizmi ndodhet para krizës më të madhe të gjeneratës”.
Ai nuk është shumë optimist, se këtë vit do të hapen hotelet.
“Ekonomia këtu në Korfuz varet plotësisht e gjitha nga turizmi. Ndoshta mund të mos hapim aspak këtë verë, edhe po qe se hapen, do të zihen vetëm disa dhoma. Ne nuk e dimë ende, nëse do hapim, nuk e dimë kur do t’i hapim, përpara kemi kohë shumë të vështira”.
Turizmi grek jeton nga të huajt
Temperaturat janë rritur aktualisht në Greqi, 25 gradë, sezoni duhej të fillonte me mijëra pushues nga Anglia apo Gjermania.
Por plazhet në Korfuz janë bosh. Në ishujt grekë nuk mund të udhëtojë askush, që nuk e ka vendin kryesor të banimit aty.
Qytetarët grekë me gjasa do mund të udhëtojnë në ishuj nga qershori, por turizmi në ishull jeton nga pushuesit e huaj.
Kur do të vijnë ata?
Përgjigja e ministrit të Turizmit të Greqisë, Charis Theocharis: “Kjo është pyetja 1 milionë dollarë”.
Sipas tij “nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga të gjithë vendet e tjera, se si veprojnë ato me krizën. Por objektivi ynë është që dikur në korrik të hapim turizmin”.
Charis Theocharis shpreson që vendet e BE së shpejti të bien dakord për rregulla të përbashkëta për hapjen e kufijve.
Nëse kjo nuk bëhet, atëherë Greqia mundet që me vende të caktuara të bëjë marrëveshje bilaterale, që lejon udhëtimin e turistëve.
Por ende ka shumë pyetje të hapura: Çfarë testesh shëndetësorë duhet të bëjnë pushuesit para udhëtimit? A duhet që hotelet të bëjnë ndryshime të restoranteve të tyre për shkak të ruajtjes së distancës? A do ketë së pari fluturime?
Turistët europianë të vijnë tek ne
Ministri grek i turizmit, Theocharis shpreson që këto pyetje të marrin përgjigje deri në korrik.
Në një diskutim të televizionin grek ai thotë, se “këtë verë me siguri nuk do të ketë turistë nga SHBA apo vende të tjera të largëta në Greqi. Edhe europianët zor se do bëjnë udhëtime të largëta në kontinente të tjera. Ata mund të vijnë tek ne. Sepse ne jemi vendi më i sigurt në hapësirën e Mesdheut”.
Sipas ministrit grek, qeveria e Athinës ka reaguar shumë shpejt ndaj rrezikut të virusit dhe vendosi masat kufizuese. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!