LAJMI I FUNDIT:

Grealish thotë se i vjen keq që u tall me Almiron, ai i kërkon falje lojtarit të Newcastle

Grealish thotë se i vjen keq që u tall me Almiron, ai i kërkon falje lojtarit të Newcastle

Jack Grealish i ka kërkuar falje Miguel Almironit dhe thotë se i vjen keq që ka bërë ato komente “të trasha” për sulmuesin në formë të Newcastle United.

Në maj, gjatë paradës së titullit të Ligës së Manchester Cityt, Grealish bëri një shaka në kurriz të Almiron kur u pyet për fitoren e klubit kundër Aston Villa në ditën e fundit.

“Ishin dy sekrete… një, Riyad Mahrez, hiqeni atë nga fusha, sa më shpejt të jetë e mundur. Ai luajti si Miguel Almiron. Dhe dy, Silva ka qenë shumë i mirë këtë sezon”, kishte thënë Grealish.


Grealish që atëherë e ka pranuar se këto komente i bëri vetëm pasi pishte pirë disa gota verë.

Në fakt, në një intervistë me The Guardian nga baza stërvitore e Anglisë në Kupën e Botës në Katar, Grealish foli për herë të parë komentet e tij për Almiron.

“Nuk jam pyetur në të vërtetë për këtë dhe më lejoni ta trajtoj atë. Ishte një ditë pas përfundimit të sezonit dhe padyshim që kisha pirë disa pije dhe gjëra të tjera”.

“Menjëherë pas kësaj…sepse nuk e kuptova, ishim jashtë duke festuar dhe nuk isha në telefonin tim në rrjetet sociale. Dhe pastaj më kujtohet se isha në Ibiza dhe padyshim që kishte dalë”.

“Kjo ishte një gjë për të cilën më vjen keq. Kur thashë më herët se ndonjëherë bëj gjëra të trasha, kjo ishte një nga to. Më vjen keq për këtë. Betohem”.

“Ai tha diçka për mua në intervistën një ditë më parë, më uroi më të mirat. Mendova ‘çfarë djaloshi’ sepse nëse do të isha unë dhe dikush do ta kishte thënë këtë për mua, me siguri do të kisha qenë ndryshe”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori